Europa Postuar më 9 Nëntor 2023, 10:11

Vendi i parë në botë që ndalon ushqimin artificial - Italia i thotë mjaft “marrëzive” të gjelbra

Nga SCAN TV
Vendi i parë në botë që ndalon ushqimin artificial - Italia

Italia do të ndalojë ushqimin artificial. Deklarata u bë nga ministri italian i Bujqësisë Francesco Lollobrigida në takimin e Konservatorëve dhe Reformistëve Europianë - ECR. Ai theksoi se Italia do të jetë kombi i parë pa ushqim sintetik dhe dëshiron të bëhet shembull për të tjerët se si ta rregullojnë këtë industri. Lollobrigida shtoi se është e papranueshme që ushqimi cilësor të rezervohet vetëm për të pasurit.

Komisioneri europian për Bujqësinë, Januš Vojcečovski, mbështeti deklaratën e tij, duke shtuar se ai mbron bujqësinë tradicionale dhe se mishi sintetik nuk është mish, e as qumështi sintetik. Ai tha se përdorimi i emrit 'produkt natyror' për diçka që është artificiale nuk është një gjë e mirë, tha ai, duke shtuar se Komisioni Europian ndan më shumë se 6 miliardë dollarë për mirëqenien e kafshëve dhe bujqësinë tradicionale.

Fermerët, mbarështuesit dhe peshkatarët po paguajnë një çmim shumë të lartë për marrëzitë ideologjike të Marrëveshjes së Gjelbër Europiane, e cila ndëshkon prodhuesit me objektiva për reduktimin e emetimeve, gjë që do të çojë vetëm në një ulje të prodhimit të ushqimit, sipas ministrit italian të bujqësisë.

Sipas tij, prodhimi i reduktuar i ushqimit do të zëvendësohet vetëm me importe më të mëdha, nga vendet që nuk përmbushin standardet e qendrueshmërisë dhe cilësisë, ose me produkte nga laboratorët për të cilat nuk mund të thuhet asgjë me siguri.

Dorina Kurtaj / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat