48% më shumë buxhet për investimet e Mbrojtjes - Peleshi: Bazë e re ushtarake në Porto Romano, prioritet mbrojtja e infrastrukturave kritike

Buxheti i Ministrisë së Mbrojtes do të pësojë rritje të ndjehsme gjatë vitit 2024, duke arritur në 48.3 mld lekë, nga rreth 39 mld lekë që ishte për vitin 2023.
Gjatë prezantimit në Komisionin për Sigurinë Kombëtare, ministri Niko Peleshi tha se për herë të parë kjo rritje plotëson angazhimin e NATO-s që buxheti për këtë sektor të jetë sa 2% e Prodhimit të Brendshëm Bruto.
Buxheti për investime parashikohet të pësojë rritje me 48% vitin që vjen, ndërkohë që një prej investimeve te reja është ngritja e bazës ushtarake detare në portin ushtarak të Porto Romanos, që mundëson edhe lidhjen me korridorin VIII.
Paralelisht, Peleshi prezantoi edhe 2 politikat kryesore për mbrojtjen e infrastrukturave kritike ushtarake dhe civile, si dhe për mbrojtjen nga kërcënimet kibernetike në rritje.
Sipas Peleshit, aktualisht është duke u finalizuar edhe strategjia e re e sigurisë komëbtare.
Ola Mitre / SCAN
Sondazh

ARRSH njofton punime në Bypass-in e Vlorës. Nga data 10 nëntor bllokohet një pjesë e aksit rrugor
Në Bypass-in e Vlorës do të kryhen punimet për rivitalizimin dhe mbrojtjen e skarpatave nga rënia e gurëve. Për këtë qëllim, Autoriteti Rrugor Shqiptar......

Bitcoin stabilizohet pranë 35,000 USD - Britania, plan për të përdorur “stablecoins” në ekonominë reale
Pas fitimeve të realizuara një ditë më parë, bitcoin po qëndron në rënie të lehtë në sesionin e sotëm, por vijon të tregtohet në mbi 35 mijë dollarë. Tregu i......

Sesioni i tretë në rritje për dollarin - Investitorët po presin komentet e shefit të FED, Jerome PoWell
Dollari amerikan po qëndron në rritje edhe në sesionin e sotëm, duke publikuar fitime për të tretën ditë me radhë, pasi disa ligjvënës në SHBA e kanë lënë të......

Nafta, në nivelin më të ulët në 3 muaj - Ndikon ngadalësimi i kërkesës në SHBA dhe në Kinë
Nafta ka vijuar tendencën në rënie edhe në sesionin e sotëm, duke prekur nivelin më të ulët në 3 muajt e fundit, pasi të dhënat e industrisë në SHBA sugjerojnë......

Përvojë europiane në formalizimin e sektorit të turizmit - Platformat globale të qeradhënies me përfaqësi edhe në Shqipëri
Pas bumit turistik vjen formalizimi. Qeveria po shikon mundësinë e përdorimit të të dhënave nga platformat e globale të qeradhënies për të mundur të vjelë sa......

Raporti i KE 2023, rekomandimet e Brukselit për Shqipërinë - “Duhet më shumë punë për përafrimin e ligjeve dhe standarteve me BE!
Komisioni Evropian vëren progres të moderuar në disa fusha në Shqipëri për vitin 2023. Në raportin prej 144 faqesh, Brukseli vlerëson ecurinë e mirë të......

Komisioni Evropian miraton planin për rritje ekonomike në Ballkan - Planifikohen 6 miliardë euro financime për periudhën 2024-2027
Komisioni Evropian ka miratuar këtë të mërkurë në Bruksel planin ambicioz për rritje ekonomike në vendet e rajonit tonë. Në dokumentin e posacëm shpalosen......

Britania synon sektorët e arit dhe naftës ruse në sanksione të reja!
Britania vendosi të mërkurën sanksione ndaj 29 individëve dhe subjekteve në sektorët e arit dhe naftës të Rusisë, duke synuar financat e Kremlinit që......