Frenohen çmimet e banesave, BSH: S'kanë ndryshuar ka 6 muaj, por 10% më lart se një vit më parë

Pas rritjes së vazhdueshme të viteve të fundit, çmimet e banesave kanë shfaqur shenja stabilizimi. Sipas Raportit të Stabilitetit Financiar për 6-mujorin e parë të vitit, të Bankës së Shqipërisë, indeksi Fisher i çmimit të banesave mbeti i pandryshuar krahasuar me 6-mujorin e mëparshëm, ndërsa në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar shënoi një rritje prej 10%. Për Tiranën, rritja vjetore e çmimeve ishte gjithashtu rreth 10%.
Të dhënat tregojnë se tregu i pasurive të paluajtshme rezidenciale vijon të karakterizohet nga kërkesë e qëndrueshme. Sipas agjentëve imobiliarë, diferenca mes çmimeve të kërkuara dhe atyre me të cilat realizohen shitjet mbetet përgjithësisht e qëndrueshme. Pjesa më e madhe e transaksioneve kryhet me çmime të njëjta ose deri në 5% më të ulëta se çmimi fillestar i kërkuar.
Agjentët e pasurive të paluajtshme raportojnë gjithashtu rritje të kërkesës për blerje dhe qira, ndërsa pritshmëritë për ecurinë e tregut mbeten përgjithësisht pozitive.
Kërkesa për banesa vijon të mbështetet edhe nga kreditimi bankar. Në fund të 6-mujorit të parë, teprica e kredisë për blerje banese arriti në 260 mld lekë, duke u rritur me 7.5% krahasuar me fundin e vitit 2025 dhe me 12.5% në terma vjetorë. Kreditë për pasuri të paluajtshme përbëjnë tashmë rreth 74% të portofolit të kredisë për individët.
Ndërkohë, oferta e re në tregun e banesave vijon të zgjerohet. Sipas raportit, gjatë 3-mujorit të parë të këtij viti u miratuan 322 leje ndërtimi për ndërtesa të reja, 11% më shumë se mesatarja 3-mujore e vitit 2025. Edhe sipërfaqja e parashikuar për ndërtim shënoi rritje me 16%, duke arritur në 377 mijë m2.
Korridoret evropiane, Karakaçi: Drejt mbylljes garat për hekurudhat Durrës-Rrogozhinë e Vorë-H. Hotit
Pasi mori pjesë në Forumin Global të Transportit të Qëndrueshëm, ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Enea Karakaçi bëri me dije ecurinë e 2 nyjeve......
"Hekurudha Durrës-Rrogozhinë, fituesi shpallet në nëntor" - Karakaçi: Vorë-Hani i Hotit nis në 2027, Milot-Balldren drejt finalizimit
Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, deklaroi se Shqipëria po avancon me disa prej projekteve strategjike të transportit, në kuadër të......
Ballkani mbyll dyert - Kroacia, në qendër të strategjisë
Rruga ballkanike po regjistron një rënie të fortë të emigracionit të parregullt drejt Bashkimit Europian. Në tetë muajt e parë të vitit 2026, hyrjet e......
Gratë, më pak të paguara - Hendeku gjinor në punësim edhe në bizneset familjare “vullnetare”
Pavarësisht se gratë janë më të arsimuara, ato punojnë më pak në krahasim me burrat. Të dhënat e fundit të publikuara nga INSTAT tregojnë se hendeku gjinor në......
Një instrument i ri në treg - Tafa: Portofoli i aktiveve në obligacionet e mbuluara u jep investitorëve siguri të dyfishtë
Një instrument i ri financiar pritet të emetohet së shpejti në tregun shqiptar të kapitaleve. Obligacionet e mbuluara dallojnë nga instrumentet e tjera......
Shqipëria me ndarje të re? - Prezantohet drafti i reformës administrativo-teritoriale. Opozita kërkon tërheqjen e tij
Drafti për ndarjen e re të Shqipërisë ku propozohet shkrirja e 15 bashkive dhe reduktimi i numrit të tyre në 46, është prezantuar në Komisionin Parlamentar......
Ligji i Faljes, 815 raste përfituese - Mbi 1.1 miliardë lekë detyrime, penalitete dhe kamatëvonesa janë falur
Administrata Doganore njofton se Ligji i Faljes vijon të jetë në fuqi deri më 31 dhjetor 2026, duke u dhënë bizneseve dhe subjekteve debitore mundësinë të......
Kodi i e-Albania vjen në Viber dhe WhatsApp - AKSHI: Shërbimi i ri nis nga 1 tetori për qytetarët
Nga 1 tetori, qytetarët që përdorin portalin e-Albania do të mund të marrin kodin e autentikimit edhe përmes aplikacioneve Viber dhe WhatsApp. Njoftimi është......

