"Hekurudha Durrës-Rrogozhinë, fituesi shpallet në nëntor" - Karakaçi: Vorë-Hani i Hotit nis në 2027, Milot-Balldren drejt finalizimit

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, deklaroi se Shqipëria po avancon me disa prej projekteve strategjike të transportit, në kuadër të Korridorit VIII dhe Korridorit Adriatiko-Jonian.
Në fjalën e tij në Forumin Global të Transportit të Qëndrueshëm në Kinë, ku ishte i ftuar nga Ministri i Transportit të Kinës, Karakaçi theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar në zhvillimin e infrastrukturës së transportit.
Sipas ministrit, gara për ndërtimin e hekurudhës Durrës-Rrogozhinë është në fazën përmbyllëse dhe fituesi pritet të shpallet brenda muajit nëntor. Paralelisht, vijon puna për zgjerimin e aksit Elbasan-Qafë Thanë, ndërsa segmentet e para të bypass-it të Elbasanit janë kontraktuar dhe kanë nisur punimet.
Në kuadër të Korridorit Adriatiko-Jonian, Karakaçi bëri të ditur se edhe gara për hekurudhën Vorë-Hani i Hotit është drejt përfundimit. Investimi, me vlerë rreth 360 milionë euro, pritet të hyjë në fazën e ndërtimit në fillim të vitit 2027.
Sa i përket autostradës Adriatiko-Joniane, ministri tha se po përgatitet studimi inxhinierik për segmentin Murriqan-Balldren, ndërsa dokumenti pritet t'i dorëzohet ministrisë në janar 2027. Studimi financohet përmes një granti të Bashkimit Europian.
Ndërkohë, vijon puna për finalizimin e kontratës për autostradën Milot-Balldren dhe për projektin teknik përfundimtar.
Karakaçi deklaroi gjithashtu se, për shkak të paqartësive të ngritura së fundmi rreth këtij projekti, dokumentet do të bëhen publike në platformën Flamingo Mirror, me qëllim që të mundësohen verifikimet dhe transparenca për palët e interesuara.
Gjatë vizitës në Kinë, ministri zhvilloi gjithashtu takime me stafin akademik të Institutit të Teknologjisë në Shangai, me synimin për të nisur bashkëpunimin studimor në fushën e ujësjellës-kanalizimeve.
Ballkani mbyll dyert - Kroacia, në qendër të strategjisë
Rruga ballkanike po regjistron një rënie të fortë të emigracionit të parregullt drejt Bashkimit Europian. Në tetë muajt e parë të vitit 2026, hyrjet e......
Gratë, më pak të paguara - Hendeku gjinor në punësim edhe në bizneset familjare “vullnetare”
Pavarësisht se gratë janë më të arsimuara, ato punojnë më pak në krahasim me burrat. Të dhënat e fundit të publikuara nga INSTAT tregojnë se hendeku gjinor në......
Një instrument i ri në treg - Tafa: Portofoli i aktiveve në obligacionet e mbuluara u jep investitorëve siguri të dyfishtë
Një instrument i ri financiar pritet të emetohet së shpejti në tregun shqiptar të kapitaleve. Obligacionet e mbuluara dallojnë nga instrumentet e tjera......
Shqipëria me ndarje të re? - Prezantohet drafti i reformës administrativo-teritoriale. Opozita kërkon tërheqjen e tij
Drafti për ndarjen e re të Shqipërisë ku propozohet shkrirja e 15 bashkive dhe reduktimi i numrit të tyre në 46, është prezantuar në Komisionin Parlamentar......
Ligji i Faljes, 815 raste përfituese - Mbi 1.1 miliardë lekë detyrime, penalitete dhe kamatëvonesa janë falur
Administrata Doganore njofton se Ligji i Faljes vijon të jetë në fuqi deri më 31 dhjetor 2026, duke u dhënë bizneseve dhe subjekteve debitore mundësinë të......
Kodi i e-Albania vjen në Viber dhe WhatsApp - AKSHI: Shërbimi i ri nis nga 1 tetori për qytetarët
Nga 1 tetori, qytetarët që përdorin portalin e-Albania do të mund të marrin kodin e autentikimit edhe përmes aplikacioneve Viber dhe WhatsApp. Njoftimi është......
Fëmijët, “luks” në Gjirokastër? Ku e ndiejnë familjet më shumë barrën financiare?
Sa ndryshon buxheti i një familjeje kur ka fëmijë dhe në cilin qark të Shqipërisë është më e madhe kjo diferencë? Përgjigjja nuk është Tirana, siç mund të......
Konsumatori shtrëngon kuletën - A po zhduket blerësi i klasës së mesme?
Për dekada, konsumatori i klasës së mesme ka qenë një nga shtyllat kryesore të ekonomisë globale. Ai nuk blen vetëm atë që i nevojitet, por edhe atë që i......

