Shqipëria Postuar më 9 Nëntor 2023, 09:42

Qeveria do emetojë eurobond të ri në 2024 - Mete: Borxhi për vitin që vjen pritet në 34.5 mld lekë. Pas 22 vitesh, parashikohet nën 60% e PBB-së

Nga SCAN TV
Qeveria do emetojë eurobond të ri në 2024 - Mete: Borxhi për

Qeveria parashikon të emetojë eurobond të ri gjatë vitit 2024, duke avancuar marrjen e borxhit në tregjet ndërkombëtare të parashikuar për në vitin 2025”.

Gjithçka është bërë me dije nga ministri i Ekonomisë dhe Fnancave Ervin Mete, gjatë diskutimeve në komisionin parlamentar mbi deficitin dhe borxhin e parashikuar ne projektbuxhetin e vitit 2024, i cili bëri me dije se për vitin e ardhshëm pritet një huamarrje prej 34.5 mld lekë.

Ndërkaq, borxhi pritet të ketë një trajektore rënëse vitin që vjen, duke arritur në 59.8% të Prodhimit të Brendshëm Bruto. Sipas Metes, borxhi nuk ka qenë nën nivelin 60% të PBB-së, që nga viti 2011.

Huamarrja për vitin 2023 pritet të rezultojë në vlerën e 73.5 mld lekë, teksa pritet finalizimi I 2 kredive prej 100 dhe 110 mln euro për reformën në sektorin elektroenergjik dhe për politikat e zhvillimit të qendrueshëm e të gjelbër.

Ndërkaq, në buxhetin e vitit 2024 janë parashikuar rreth 61 mld lekë shpenzime për interesa të borxhit të brendshëm dhe të jashtëm dhe 5.3 mld lekë janë fond kontigjencë për të përballuar rritjen e mundshme të shërbimit të borxhit edhe prej huhatjeve të kursit të këmbimit apo faktorëve të tjerë.

Ola Mitre / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat