Shqipëria Postuar më 9 Nëntor 2023, 14:18

80 mld lekë borxhe ndaj OSHEE - Pas rritjes, në fund të shtatorit të gjithë abonentët shënuan rënie

Nga SCAN TV
80 mld lekë borxhe ndaj OSHEE - Pas rritjes, në fund të shtatorit

Borxhet që abonentët kanë ndaj Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike kanë pësuar rënie në muajin shtator, në raport me periudhën 8-mujore.

Sipas të dhënave zyrtare nga Enti Rregullator i Energjisë në fund të muajit shtator niveli i borxhit arriti në 80.1 mld lekë, apo 1 mld lekë më pak se fundi i muajit gusht, kur detyrimet e prapambetura ishin 81.1 mld lekë. Rënie është shënuar për të gjitha kategoritë, duke përfshirë abonentët familjarë, institucionet shtetërore, ujësjellësit dhe bizneset.

Kjo situatë është e ndryshme nga muajt e tjerë të vitit, ku të paktën 3 kategoritë e fundit shënonin tendencë në rritje të faturave të papaguara ndaj OSHEE-së. Sipas të dhënave institucionet buxhetore ulën nivelin e detyrimeve të prapamebtura me 64 mln lekë, teksa shumë e palikujduar ende arrin në 4.7 mld lekë.

Edhe ujësjellësit shënuan një rënie të lehtë, teksa detyrimet e prapambetura në fund të shtatorit rezultojnë në 18.8 mld lekë, nga 18.9 mld lekë që ishin deri në fund të gushtit. Kjo tendencë shënohet për herë të parë pas shumë vitesh, që këto ndërmarrje grumbullonin detyrime të papaguar ndaj OSHEE-së.

Ndërkaq, borxhet e abonentëve privatë arritën në 12.1 mld lekë, nga 12.5 mld lekë që ishin në fund të gushtit. Kjo kategori ka shfaqur vështirësi në likujdimet e detyrimeve të energjisë elektrike, sidomos pas rritjes së çmimit vitit që shkoi me 70%.

Gjithsesi, debitorët më të mëdhenj mbeten abonentët familjarë, me 44.4 mld lekë, por për shkak edhe të aktmarrëveshjeve të nënshkruara, stoku i detyrimeve që këta abonentë kanë përgjithësisht ka qenë gjithmonë në rënie.

Ola Mitre / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat