Shqipëria Postuar më 9 Nëntor 2023, 13:05

Bujqësisë do ti shtohen 2 mijë punonjës në 3 vjet - Në 2026-ën sektori do të “strehojë” 568 mijë të punësuar

Nga SCAN TV
Bujqësisë do ti shtohen 2 mijë punonjës në 3 vjet -

Pavarësisht se vitet e fundit ka një trend në rritje të migrimit nga zonat rurale në ato urbane, apo të braktisjes së fshatrave për tregjet europiane të punës, qeveria synon përmes politikave që do të ndiqen në tre vite, numri i të punësuarve në bujqësi të rritet me 2 mijë individë.

Në buxhetin afatmesëm 2024-2026 të botuar në Fletoren Zyrtare, thuhet se është objektiv kryesor zhvillimi i sektorit të bujqësisë dhe atij rural në Shqipëri, për të përmirësuar performancën e tyre ekonomike dhe kushtet e jetesës në zonat rurale, për t'i përgatitur këta sektorë për anëtarësimin e ardhshëm në BE, duke rritur numrin e të punësuarëve në bujqësi dhe agropërpunim (nga 565 954 të punësuar të parashikuar në vitin 2024 në 568 000 të punësuar në vitin 2026.

Po ashtu, programohen aktivitete promovuese të produkteve shqiptare në bujqësi, blegtori dhe agropërpunim.  Si dhe parashikohet rritje e volumit të eksportit të produkteve bujqësore dhe të agropërpunimit nga 50.7 miliardë lekë në vitin 2024 në 58.6 miliardë lekë në vitin 2026, pra e thënë ndryshe një kapërcim prej 7.9 miliardë lekësh apo 790 milion dollarësh për 3 vite.

Në buxhetin afatmesëm thuhet gjithashtu se synohet përmirësimi i konkurrueshmërisë së bujqësisë dhe industrisë agro-ushqimore si dhe përmirësimi i cilësisë së jetës përmes nxitjes së shumëllojshmërisë së veprimtarive ekonomike në zonat rurale, nëpërmjet shtimit të numrit të përfitueseve nga masat mbështetëse në bujqësi nga 7.000 përfitues në vitin 2023 në 13.900 përfitues në vitin 2026.

Elisabeta Dosku/ SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat