BE konfirmon 250 mln euro financim për Shqipërinë - Balluku: Progres raporti reflekton reformat. Soreca: Asistencë për vijimin e tyre

Qeveria shqiptare e cilëson progres raportin i Komisionit Evropian për Shqipërinë si dokumentin me qasjen më pozitive të hartuar deri më tani dhe që përçon ecurinë e reformave të ndërmarra në kuadër të anëtarësimit.
Gjatë konferencës së përbashkët me Ambasadorin Luigi Soreca, Zv.kryeministrja e Shqipërisë, Belinda Balluku listoi disa nga arritjet e përmendura në raport siç janë reforma në drejtësi, dalja nga lista gri e vendit sa i takon pastrimit të parave, qëndrueshmëria e ekonomisë përballë goditjeve, etj. Ndërsa bëri me dije se në kuadër fondeve IPA Shqipëria do të përfitojë nga BE 250 milionë euro.
Ndërsa i ngarkuari me punë i Delegacionit të BE, Luigi Soreca bëri me dije planin e Bashkimit Evropian për rritjen e qëndrueshme të vende të rajonit, i cili ka si qëllim rritjen ekonomike dhe reduktimin e gapit që ekziston midis vendeve europiane dhe atyre të Ballkanit. Si dhe theksoi se do të vijojë asistenca financiare për Shqipërinë me qëllim përmbushjen e reformave nga ana e qeverisë.
Komisioni Evropian vëren progres në disa fusha në Shqipëri për vitin 2023. Në raportin prej 144 faqesh, Brukseli vlerëson ecurinë e mirë të reformës në drejtësi dhe shprehet pozitivisht për angazhimin e autoriteteve shqiptare ndaj objektivit strategjik të integrimit në BE.
Elisabeta Dosku/ SCAN
Sondazh

Talentet, Shqipëria bën hapa para - Indeksi global/ Renditemi në vend të 56-të, nga 134 shtete në total
Indeksi Global i Konkurueshmërisë së Talenteve për vitin 2023 e rendit Shqipërinë në vend të 56-të mes 134 vendeve në total të marra në analizë. Ky indeks i......

Individët dhe bizneset “largohen” nga euro - Banka e Shqipërisë analizon tendencën. Interesat e kredive në lekë, më të lira
Tremujori i tretë i vitit është karakterizuar nga zhvendosja e portofolit drejt kreditimit në lekë, e ndihmuar nga ngushtimi i shpejtë i diferencës midis......

Skema kombëtare në bujqësi, si e BE-së - Civici: Subvencion vetëm për ata që çojnë prodhim në treg
Skema e subvencioneve në bujqësi do të ndryshojë për t’u afruar më shumë me mënyrën se si operohet në Bashkimin Europian. Kjo duke nisur nga eliminimi i......

Portugalia vendos rekord të ri 'të rëndësishëm' për energjinë e rinovueshme pasi prodhimi tejkalon kërkesën!
Nga 31 tetori deri më 6 nëntor, prodhimi i energjisë së rinovueshme tejkaloi nevojat e vendit për energji elektrike për 149 orë rresht, duke vendosur një......

Pse kompania më e madhe në Europë po padit Greenpeace për 2 milionë euro?
Shell po padit Greenpeace për 2 milionë euro dëmshpërblim pasi aktivistët hipën në anijen e prodhimit të naftës të kompanisë në tranzit në det këtë vit. Majori......

Largimi i trurit hedh një hije të errët mbi të ardhmen e Turqisë!
Pasi Erdogan siguroi një mandat të tretë në detyrë në zgjedhjet e majit, gjërat nuk kanë gjasa të ndryshojnë. Turqia është goditur rëndë nga një krizë......

Kosova do të ngrejë një institut për dokumentimin e "krimeve të luftës serbe"!
Kosova po krijon një institut për të dokumentuar krimet e Serbisë kundër popullsisë së saj në luftën e viteve 1998-1999, tha të mërkurën kryeministri i......

Fortune 500 Europë: Cila kompani është më e madhja në kontinent?
Prezantimi i një renditjeje të re të peizazhit të korporatave gjithnjë në ndryshim të Europës: Fortune 500 sapo ka nxjerrë edicionin e tij të parë europian,......