BB gati projektet për Shqipërinë, në fokus urat, bujqësia dhe arsimi - Salinas: Ringritja e Shqipërisë e shpejtë, patët një sezon turistik befasues

Banka Botërore ka gati zbatimin e projekteve të reja në Shqipëri. Është një program i gjerë që pritet të financojë 360 milion dollarë në sektorë të tillë si infrastruktura, bujqësia dhe digjitalizimi në arsime e shërbime të tjera. Drejtuesi i zyrës së Bankës Botërore në Shqipëri Emanuel Salinas, sqaron detajet e këtyre projekteve gjatë një interviste të dhënë posacërisht për SCAN televizion me gazetarin Fatos Çoçoli.
Pas tërmetit dhe pandemisë, Shqipëria në vitin 2023 ka patur një ringritje ekonomike befasuese. Ky është mesazhi që sjell në intervistën e dhënë posaçërisht për televizionin SCAN drejtuesi i zyrës së Bankës Botërore në Shqipëri Emanuel Salinas. Sipas zotit Salinas ilustrimi më i mirë për këtë është sezoni turistik veror i këtij viti.
Vumë re një sezon shumë të mirë turistik në Shqipëri. Shqipëria papritmas është në radarin e të gjithëve. Në shumë lajme ndërkombëtare është raportuar se tanimë Shqipëria është destinacion i rëndësishëm turistik, të gjithë duan të shohin ç’po ndodh, dhe ka një narrativë dhe histori shumë pozitive. Besoj se kjo përkthehet në një performancë më të mirë nga sa pritej. Ne prisnim që ekonomia të ishte në një nivel të caktuar duke marrë parasysh ato që pamë në periudhat e mëparshme, dhe nuk prisnim që turizmi të ishte shtysë kaq e fortë.
Pas 30 vitesh bashkëpunimi, Banka Botërore nuk e konsideron më veten një donator, por partner në zhvillimin e Shqipërisë, thotë zoti Salinas. Mbi këtë bazë ai përmend edhe projektet e reja që pritet të futen së shpejti në zbatim
Po flas pak për projektet e reja. Njëri prej tyre është për rindërtimin e urave në rrezik. Ka më shumë se 120 ura, që nëse nuk gaboj rrezikojnë të shemben në Shqipëri si pasojë e ngjarjeve madhore, si tërmet apo përmbytje të mëdha. Kjo lidhet me aftësinë ripërtëritëse. Duhet ta përforcojmë atë. Me projektin do të financojmë rikonstruksionin e 30 urave të para, por ndërkohë do të punojmë me autoritetin e rrugëve për ngritjen e kapaciteteve të tyre, që më pas ata të merren me urat e tjera. Po mbështesim edhe bujqësinë, veçanërisht për trajtimin e ndikimeve të ndryshimeve klimatike. Po mbështesim bujqësinë rezistente ndaj klimës, duke u përqendruar veçanërisht tek eksporti. Pastaj, kemi një projekt të ri, që ka një emër shumë të gjatë që se mbaj mend asnjëherë, por shkurt e quajmë “govtech”, që ka të bëjë me zbatimin e zgjidhjeve digjitale në ndërveprimin ndërmjet qeverisë dhe qytetarëve. Po punojmë me AKSHI-n për përmirësimin e versionit të ri të e-Albania-s. Deri tani janë arritur shumë gjëra, por të gjithë mund të përmirësohemi. Kështu që, qëllimi është të vijojmë me fuqizimin e platformës. Ky është njëri element. Elementi i dytë i këtij projekti është financimi i krijimit të “smartlabs” në shkolla.
Duke e vlerësuar Shqipërinë si një vend me potenciale të mëdha, duket se tashmë drejtuesin e zyrës së BB nuk e lidh me Shqipërinë vetëm karriera.
Më lejoni të përfundoj me një histori personale. Djali im jeton këtu me mua, ai është 20 vjeç, ai është gjysmë-gjerman dhe një ditë më parë më thoshte se do vijë koha që duhet të shkosh në një vend tjetër, në një punë tjetër, por më tha sa për ta ditur, unë do të qëndroj këtu. Sepse kjo është shtëpia ime, do të qëndroj këtu, nuk do të dua të shkoj askund tjetër. Dhe për mua ky ishte një rrëfim kaq i gëzueshëm për t'u dëgjuar, mezi pres që ai të qëndrojë këtu, të ketë një familje shqiptare, që vazhdimisht të kem shtysë për t'u rikthyer. Për mua është vendi më i mirë që kam jetuar. Përsëri urime për gjithçka.
Banka Botërore, përveç financimeve në sektorët jetikë të zhvillimit të vendit, monitoron në mënyrë të vazhdueshme edhe treguesit ekonomikë. Për vitin 2023 ky institucion parashikon që prodhimi kombëtar në Shqipëri të ketë një rritje 3,6%.
SCAN
Sondazh

Shërbimet Financiare: Kapitulli ku Shqipëria lë pas gjithë vendet e tjera kandidate në BE!
Shqipëria ka shënuar progres të konsiderueshëm në negociatat me BE-në për Kapitullin 9, “Shërbimet Financiare”. Sipas një vlerësimi krahasimor, edhe referuar......

Wizz Air ngushton parashikimin e perspektivës ekonomike – Shkak, pasiguria ekonomike dhe zinxhirët e furnizimit!
Linja ajrore hungareze me kosto të ulët Wizz Air ka zbuluar rezultatet e saj financiare për gjashtë muajt që çojnë deri në 30 shtator 2023, duke zbuluar fitime......

“Kërkesa e shtuar për mallra rriti inflacionin” - Banka Qendrore parashikon ecuri pozitive për ekonominë në vijim
Kërkesa e shtuar për mallrat e konsumit, si dhe rritja e konsiderueshme e pagave në sektorin publik ishin dy nga shkaqet kryesore që rritën inflacionin gjatë......

Shumëfishohet buxheti për transportin detar - Programi 3-vjeçar/ 11.18 mld lekë për vitin 2024. Prioritet porti i ri në Porto Romano
Buxheti për transportin detar parashikohet të pësojë rritje të ndjeshme në 3 vitet e ardhshme, sipas programit buxhetor afatmesëm të publikuar në Fletoren......

80 mld lekë borxhe ndaj OSHEE - Pas rritjes, në fund të shtatorit të gjithë abonentët shënuan rënie
Borxhet që abonentët kanë ndaj Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike kanë pësuar rënie në muajin shtator, në raport me periudhën 8-mujore. Sipas......

Bujqësisë do ti shtohen 2 mijë punonjës në 3 vjet - Në 2026-ën sektori do të “strehojë” 568 mijë të punësuar
Pavarësisht se vitet e fundit ka një trend në rritje të migrimit nga zonat rurale në ato urbane, apo të braktisjes së fshatrave për tregjet europiane të punës,......

BE konfirmon 250 mln euro financim për Shqipërinë - Balluku: Progres raporti reflekton reformat. Soreca: Asistencë për vijimin e tyre
Qeveria shqiptare e cilëson progres raportin i Komisionit Evropian për Shqipërinë si dokumentin me qasjen më pozitive të hartuar deri më tani dhe që përçon......

Talentet, Shqipëria bën hapa para - Indeksi global/ Renditemi në vend të 56-të, nga 134 shtete në total
Indeksi Global i Konkurueshmërisë së Talenteve për vitin 2023 e rendit Shqipërinë në vend të 56-të mes 134 vendeve në total të marra në analizë. Ky indeks i......