Bota Postuar më 10 Nëntor 2023, 09:48

Euro ngjitet përkohësisht pranë 1.07 USD - BQE sinjalizon se mund të rrisë më tej normat e interesit

Nga SCAN TV
Euro ngjitet përkohësisht pranë 1.07 USD - BQE sinjalizon se mund

Euro po qëndron në rënie të lehtë përballë dollarit amerikan në sesionin e sotëm, pas komenteve të politikëbërësve evropianë dhe perspektivës së rënies së çmimeve të energjisë. Ndërsa përballë jenit japonez, euro po qëndron në nivelin më të lartë në 15 vitet e fundit. Përkohësisht, monedha europiane u ngjit pranë 1.07 dollarëve, pasi kryeekonomisti i Bankës Qendrore Evropiane tha se nuk kishte parë përparim të mjaftueshëm në zbutjen e inflacionit.

Shefi i Bankës Qendrore të Irlandës, Gabriel Makhlouf, deklaroi të mërkurën se rritjet e mëtejshme të normave të interesit nuk duhet të përjashtohen, diçka që tregjet nuk e presin, ndërsa presidenti i Bundesbank, Joachim Nagel, tha se arritja e objektivit të inflacionit do të kërkojë edhe pak mund. Analistët shprehen se, ndërsa tregu është fokusuar në perspektivat e uljes së normave të interesit nga bankat qendrore të G10-ës vitin e ardhshëm, shumë nga bankierët qendrorë janë nuk po e mbështesin këtë spekulim.

Për sa kohë që inflacioni mbetet mbi objektivin, politikëbërësit ka të ngjarë të mbajnë gjallë rrezikun e shtrëngimit të mëtejshëm, veçanërisht pasi një rënie e konsiderueshme e normave të interesit të tregut mund të përkeqësojë rreziqet inflacioniste.

Megjithatë, rënia e çmimeve të naftës është një lehtësim i mirëpritur në Evropë, por rëndonte mbi monedhat e lidhura me lëndët e para, si dollari australian dhe ai kanadez. Ndërkohë, ish-kryeministri italian dhe ish-shefi i Bankës Qendrore Europiane, Mario Draghi, deklaroi në një konferencë të organizuar nga Financial Times se Europa me siguri po shkon drejt recesionit, ndërsa shkaku kryesor janë kostot më të larta të energjisë. Më vonë gjatë ditës, fokusi i tregjeve do të jetë sërish te fjalimi i presidentit të Rezervës Federale, Jerome Powell.

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat