Bie kërkesa ndërkombëtare për udhëtime - Shkak, konflikti mes Izraelit dhe Hamasit

Rezervimet e fluturimeve ndërkombëtare në mbarë botën kanë rënë që nga fillimi i konfliktit Izrael-Hamas, veçanërisht në Amerikë, pasi njerëzit anulojnë udhëtimet në Lindjen e Mesme dhe në mbarë botën. Të dhënat janë publikuar nga firma analitike e udhëtimeve ‘ForwardKeys’.
Kërkesa globale për udhëtime është dobësuar që kur grupi islamik palestinez Hamas vrau 1.400 njerëz në jug të Izraelit më 7 tetor, dhe Izraeli u përgjigj me sulme ajrore dhe tokësore në Gaza që autoritetet palestineze thonë se kanë vrarë mbi 10 mijë njerëz.
Sipas firmës ‘Forwardkeys’, kjo luftë është një tragjedi njerëzore dhe situata e krijuar pengon njerëzit të udhëtojnë në rajon, por gjithashtu ka dëmtuar besimin e konsumatorëve për të udhëtuar.
Rezervimet e fluturimeve ndërkombëtare nga Amerika ranë 10% në tre javët pas sulmit të 7 tetorit, krahasuar me numrin e biletave të shitura tre javë para sulmit.
Njerëzit në Lindjen e Mesme gjithashtu kanë udhëtuar më pak me biletat e fluturimeve ndërkombëtare të shitura në rajon që pësuan një rënie prej 9% në të njëjtën periudhë. Rezervimet e fluturimeve ndërkombëtare për të udhëtuar në rajon ranë me 26% në tre javët pas sulmit.
Rezervimet e fluturimeve ndërkombëtare ranë mesatarisht 5% në të gjithë rajonet, duke ndikuar në rikthimin global të udhëtimeve ndërkombëtare në nivelet e pandemisë.
Rezervimet një ditë para atij sulmi treguan se udhëtimet ajrore globale në tremujorin e fundit të vitit do të rikuperonin 95% të niveleve të vitit 2019, por nga fundi i tetorit perspektiva ka rënë përsëri në 88%.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

Bitcoin ngjitet në mbi 37,000 USD - Mbizotëron optimizmi për miratimin e ETF-ve në SHBA
Bitcoin (BTC) është rritur ndjeshëm në sesionin e sotëm, duke kaluar kufirin e 37,000 dollarëve për herë të parë që nga maji i vitit 2022. Të dhënat tregojnë......

Nafta rritet lehtë drejt 80 USD - Por, qëndron në nivelin më të ulët që nga korriku
Nafta i është rikthyer fitimeve në sesionin e sotëm, pas tre ditësh me radhë në rënie, për shkak të shqetësimeve për ngadalësimin e kërkesës. Megjithatë, të......

Euro ngjitet përkohësisht pranë 1.07 USD - BQE sinjalizon se mund të rrisë më tej normat e interesit
Euro po qëndron në rënie të lehtë përballë dollarit amerikan në sesionin e sotëm, pas komenteve të politikëbërësve evropianë dhe perspektivës së rënies së......

BB gati projektet për Shqipërinë, në fokus urat, bujqësia dhe arsimi - Salinas: Ringritja e Shqipërisë e shpejtë, patët një sezon turistik befasues
Banka Botërore ka gati zbatimin e projekteve të reja në Shqipëri. Është një program i gjerë që pritet të financojë 360 milion dollarë në sektorë të tillë si......

Shërbimet Financiare: Kapitulli ku Shqipëria lë pas gjithë vendet e tjera kandidate në BE!
Shqipëria ka shënuar progres të konsiderueshëm në negociatat me BE-në për Kapitullin 9, “Shërbimet Financiare”. Sipas një vlerësimi krahasimor, edhe referuar......

Wizz Air ngushton parashikimin e perspektivës ekonomike – Shkak, pasiguria ekonomike dhe zinxhirët e furnizimit!
Linja ajrore hungareze me kosto të ulët Wizz Air ka zbuluar rezultatet e saj financiare për gjashtë muajt që çojnë deri në 30 shtator 2023, duke zbuluar fitime......

“Kërkesa e shtuar për mallra rriti inflacionin” - Banka Qendrore parashikon ecuri pozitive për ekonominë në vijim
Kërkesa e shtuar për mallrat e konsumit, si dhe rritja e konsiderueshme e pagave në sektorin publik ishin dy nga shkaqet kryesore që rritën inflacionin gjatë......

Shumëfishohet buxheti për transportin detar - Programi 3-vjeçar/ 11.18 mld lekë për vitin 2024. Prioritet porti i ri në Porto Romano
Buxheti për transportin detar parashikohet të pësojë rritje të ndjeshme në 3 vitet e ardhshme, sipas programit buxhetor afatmesëm të publikuar në Fletoren......