“Tkurren” rezervat globale të hekurit - Goldman Sachs parashikon rritje të çmimit me mbi 20%

Tregu i mineralit të hekurit po regjistron një mungesë për pjesën tjetër të vitit për shkak të nivelit të ulët të rezervave dhe rënies së prodhimit, sipas Goldman Sachs. Në raportin më të fundit të publikuar theksohet se në vend që të përballet me një suficit për këtë vit, tregu i mineralit të hekurit është drejtuar tashmë në rrugën e një deficiti të qartë.
Analistët vunë në dukje se sasia e shpenzimeve të fundit të Pekinit mund të jetë një shenjë pozitive e rritjes së brendshme, e cila shpesh shoqërohet me një industri ndërtimi më të shëndetshme dhe nga ana tjetër, një kërkesë më të lartë për mineral hekuri. Metali përdoret kryesisht për prodhimin e çelikut, një material i rëndësishëm në projektet e ndërtimit dhe inxhinierisë.
Në fund të tetorit, qeveria qendrore e Kinës tha se do të emetojë 139 miliardë dollarë obligacione qeveritare shtesë për të mbështetur përpjekjet për rindërtimin e zonave të goditura nga katastrofa dhe për të rritur aftësitë e vendit për t’u rimëkëmbur nga fatkeqësitë.
Duke thënë kështu, Goldman mbetet i kujdesshëm në atribuimin e optimizmit në rritjen e kërkesës për çeliku që vjen nga sektori i dëmtuar i pronave në Kinë. Kriza e pronave në Kinë ka qenë një nga çështjet kryesore për arritjen e një rimëkëmbjeje të qëndrueshme ekonomike.
Furnizimet globale të mineralit të hekurit në vitin 2023 janë reduktuar nga 1.557 miliardë ton në 1.536 miliardë ton, sipas vlerësimeve të Goldman. Ky rishikim në rënie pasqyron performancën e dobët në furnizimin australian dhe brazilian gjatë tremujorit të tretë. Për më tepër, Goldman vërejti se rezervat e pakta të mineralit të hekurit në Kinë, prodhuesi i tretë më i madh në botë, gjithashtu do të kontribuojë në mungesë.
Mungesa e pritshme është një ndryshim nga parashikimi i mëparshëm i Goldman për një suficit, me analistët e bankës së investimeve që e rrisin parashikimin e çmimit të mineralit të hekurit me mbi 20%.
Goldman pret që mesatarja e plotë e vitit për mineralin e hekurit 62% të rritet nga 101 dollarë për ton në 117 dollarë në 2023. Për vitin 2024, analistët presin një rritje të çmimit në 110 dollarë për ton, kundrejt parashikimit të mëparshëm prej 90 dollarë për ton.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

Jetëgjatësia: Cilët europianë po jetojnë më gjatë?
Jetëgjatësia në BE pritet të bëhet një pikë kyçe e politikës ndërsa kontinenti lufton me një popullsi të plakur. Jetëgjatësia mesatare e një europiani në......

Parlamenti Europian dhe vendet anëtare arrijnë marrëveshjen për projektligjin kryesor të biodiversitetit!
Negociatorët nga Parlamenti Europian dhe vendet anëtare të BE-së arritën të enjten një marrëveshje mbi një pjesë kyçe të legjislacionit për restaurimin e......

Bie kërkesa ndërkombëtare për udhëtime - Shkak, konflikti mes Izraelit dhe Hamasit
Rezervimet e fluturimeve ndërkombëtare në mbarë botën kanë rënë që nga fillimi i konfliktit Izrael-Hamas, veçanërisht në Amerikë, pasi njerëzit anulojnë......

Bitcoin ngjitet në mbi 37,000 USD - Mbizotëron optimizmi për miratimin e ETF-ve në SHBA
Bitcoin (BTC) është rritur ndjeshëm në sesionin e sotëm, duke kaluar kufirin e 37,000 dollarëve për herë të parë që nga maji i vitit 2022. Të dhënat tregojnë......

Nafta rritet lehtë drejt 80 USD - Por, qëndron në nivelin më të ulët që nga korriku
Nafta i është rikthyer fitimeve në sesionin e sotëm, pas tre ditësh me radhë në rënie, për shkak të shqetësimeve për ngadalësimin e kërkesës. Megjithatë, të......

Euro ngjitet përkohësisht pranë 1.07 USD - BQE sinjalizon se mund të rrisë më tej normat e interesit
Euro po qëndron në rënie të lehtë përballë dollarit amerikan në sesionin e sotëm, pas komenteve të politikëbërësve evropianë dhe perspektivës së rënies së......

BB gati projektet për Shqipërinë, në fokus urat, bujqësia dhe arsimi - Salinas: Ringritja e Shqipërisë e shpejtë, patët një sezon turistik befasues
Banka Botërore ka gati zbatimin e projekteve të reja në Shqipëri. Është një program i gjerë që pritet të financojë 360 milion dollarë në sektorë të tillë si......

Shërbimet Financiare: Kapitulli ku Shqipëria lë pas gjithë vendet e tjera kandidate në BE!
Shqipëria ka shënuar progres të konsiderueshëm në negociatat me BE-në për Kapitullin 9, “Shërbimet Financiare”. Sipas një vlerësimi krahasimor, edhe referuar......