Italia, në alarm për cilësinë e vajit të ullirit - Përzierjet me vajra të tjerë, të pakontrolluara

Sirena alarmi për shitjet e vajit të ullirit dhe mbi të gjitha mbi të ashtuquajturat produkte zëvendësuese në Itali. “Gropa” e krijuar nga reduktimi i prodhimit në Spanjë, furnizuesi kryesor botëror i vajit të ullirit, që në një vit për shkak të thatësirës, shkoi nga 1.4 milionë ton, në 663 mijë, duke rritur në nivel rekord çmimet e vajit ekstra të virgjër, ka sjellë dhe probleme të tjera.
Situata është raportuar nga Unaprol, shoqata kryesore italiane e prodhuesve të vajit të ullirit, e cila ka kërkuar më shumë vëmendje tek një kategori e re e produkteve me kosto të ulët që po shiten në dyqane, si rezultat i përzierjes së vajit të ullirit dhe vajit të lulediellit, apo me vajra të tjera bimore.
Unaprol ngre shqetësimin në veçanti se çfarë metodash analitike parashikohen për të analizuar përputhjen e këtyre përbërjeve në lidhje me atë që është deklaruar në etiketë dhe treguesin e saktë se sa përqind të vajit të ullirit ekstra të virgjër përmban produkti, për t’i dhënë mundësi konsumatorëve që të zgjedhë me vetëdije.
Sipas shoqatës, vaji i ullirit ekstra i virgjër i është nënshtruar padrejtësisht çmimeve nën kosto, ose çmimit të pandryshueshëm për shumë vite, dhe tani, më në fund, edhe falë situatës ndërkombëtare që është krijuar, kjo nuk mund të ndodhë më. Për këtë arsye, kjo përzierje e përbërë nga përqindjet e mbetura të vajit të ullirit me vajra të tjerë bimorë është vendosur masivisht në raftet e dyqaneve me pakicë për të tërhequr vëmendjen e konsumatorëve. Por kjo përpjekje, pa rregullore dhe kontrolle, rrezikon të jetë mashtruese për ata që blejnë.
Inspektorati qendror për luftën ndaj mashtrimeve tashmë ka sqaruar se ky produkt duhet të vendoset në rafte të posaçëm të dallueshëm qartë nga vaji i ullirit ekstra i virgjër. Por, ekspertët theksojnë se një ndërhyrje në standardin e etiketimit është absolutisht e nevojshme për të garantuar transparencë për konsumatorët dhe konkurrencën e ndershme. Sipas tyre, ajo që nuk mund të verifikohet, nuk mund të deklarohet dhe për rrjedhojë, nuk mund të konkurrojë në treg në kushtet aktuale.
Sezoni i rritjeve të mëdha të çmimeve shihet nga bota e prodhimit si një mundësi duke pasur parasysh se shitjet promocionale të vajit të ullirit ekstra të virgjër në supermarkete kanë rënë prej vitesh.
Sipas Unaprol, epoka e vajit me cilësi të ulët ka përfunduar dhe është e nevojshme të shfrytëzohet ky moment, përmes fushatave të duhura të komunikimit dhe informimit, për t’i bërë njerëzit të kuptojnë se sa e rëndësishme është të konsumohet vaj ulliri ekstra i virgjër cilësor duke e paguar me çmimin e duhur, që është ai aktual.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

Konferenca për Lehtësimin e Tregtisë në BP nxit zhvillimin ekonomik rajonal!
Konferenca mbi Lehtësimin e Tregtisë në Ballkanin Perëndimor, e mbajtur në Tiranë më 8-9 nëntor, shënonte një hap të rëndësishëm drejt intensifikimit të......

Në Google punohet më shumë se 8 orë në ditë - Por, punonjësit mund të kërkojnë orare më fleksibël në varësi të rolit që kanë
Kur një punonjës i Google pyeti kompaninë nëse mund të punonte më pak orë në ditë, një përfaqësues i burimeve njerëzore u përgjigj duke thënë se punonjësi......

“Tkurren” rezervat globale të hekurit - Goldman Sachs parashikon rritje të çmimit me mbi 20%
Tregu i mineralit të hekurit po regjistron një mungesë për pjesën tjetër të vitit për shkak të nivelit të ulët të rezervave dhe rënies së prodhimit, sipas......

Jetëgjatësia: Cilët europianë po jetojnë më gjatë?
Jetëgjatësia në BE pritet të bëhet një pikë kyçe e politikës ndërsa kontinenti lufton me një popullsi të plakur. Jetëgjatësia mesatare e një europiani në......

Parlamenti Europian dhe vendet anëtare arrijnë marrëveshjen për projektligjin kryesor të biodiversitetit!
Negociatorët nga Parlamenti Europian dhe vendet anëtare të BE-së arritën të enjten një marrëveshje mbi një pjesë kyçe të legjislacionit për restaurimin e......

Bie kërkesa ndërkombëtare për udhëtime - Shkak, konflikti mes Izraelit dhe Hamasit
Rezervimet e fluturimeve ndërkombëtare në mbarë botën kanë rënë që nga fillimi i konfliktit Izrael-Hamas, veçanërisht në Amerikë, pasi njerëzit anulojnë......

Bitcoin ngjitet në mbi 37,000 USD - Mbizotëron optimizmi për miratimin e ETF-ve në SHBA
Bitcoin (BTC) është rritur ndjeshëm në sesionin e sotëm, duke kaluar kufirin e 37,000 dollarëve për herë të parë që nga maji i vitit 2022. Të dhënat tregojnë......

Nafta rritet lehtë drejt 80 USD - Por, qëndron në nivelin më të ulët që nga korriku
Nafta i është rikthyer fitimeve në sesionin e sotëm, pas tre ditësh me radhë në rënie, për shkak të shqetësimeve për ngadalësimin e kërkesës. Megjithatë, të......