Leku, i “pandalshëm” kundrejt euros - Në nivelin 104,42. Mbyllet një tjetër javë zhgënjyese për monedhën europiane

Leku ka regjistruar një nivel të ri mbiçmimi ndaj valutave dhe sidomos monedhës së përbashkët europiane. Në mbyllje të kësaj jave u këmbye me 104,42 euro, sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë. Ky është edhe niveli më i ulët nga 25 gushti ku monedha europiane regjistroi vlerën më të lartë në 110,58 lekë, pas një ecurie zhgënjyese gjatë sezonit turistik. Ndërkohë, dollari amerikan ka rifituar lehtë terren duke u këmbyer me 97,84 lekë, por mbetet në vlera ende të ulëta.
Mbiçmimi i lekut ndaj valutave u shpjegua me hyrjet e larta të këtyre të fundit gjatë një sezoni të suksesshëm turistik. Por, ndonëse kjo është lënë pas tashmë, ecuria e euros vijon në rënie nga dita në ditë.
Nënçmimi i euros ka qenë një nga shqetësimet kryesore të sipërmarrjeve shqiptare që prodhojnë për eksport, të cilat i vlerësuan humbjet në rreth 50 milionë euro. Por, nga ky fenomen është prekur edhe buxheti i shtetit. Sipas të dhënave zyrtare, vlerësohet se arkës së shtetit i mungojnë të paktën 15 miliardë lekë deri në fund të shtatorit, për shkak të programimit të të ardhurave mbi bazën e supozimeve të kursit të këmbimit euro/lek për rreth 120 lekë dhe USD/lek, rreth 110 lekë.
Ndërkohë, megjithëse ka ulur ndjeshëm huamarrjen në tregjet financiare ndërkombëtare, Ministria e Financave sheh në rritje të ndjeshme rrezikun e kursit të këmbimit sa i përket borxhit të jashtëm.
Për të frenuar disi këtë nënçmim të euros, në fillim të muajt gusht Banka e Shqipërisë njoftoi se do të rriste kuotat vjetore të blerjes së monedhës europiane në treg, nga 220 milionë, në 300 milionë. Ndërkohë, që Guvernatori Sejko ka deklaruar disa herë që nëse do të vërehen luhatje të pazakonta, institucioni që ai drejton do të ndërhyjë sërish me blerjen e eurove në tregun e lirë.
Dorian Koça/SCAN
Sondazh

Tre orë më shumë ujë në 2026 - Programi 3-vjeçar / Mesatarja e furnizimin parashikohet të shkojë 19 orë/ditë
Orët mesatare të furnizimit me ujë të pijshëm synohet të rriten në 19 orë/ditë në vitin 2026, nga 16 orë/ditë në vitin 2023. Gjithçka parashikohet në programin......

Progres Raporti 2023/ Vlerësime për “Kriterin Ekonomik” dhe një sërë kapitujsh të drejtuar nga MFE
Komisioni Evropian publikoi më 8 nëntor 2023 Progres Raportin e vitit 2023 për Shqipërinë, ku vlerësohet ecuria e vendit sa i përket përmbushjes së kritereve......

“Pensionet po “gërryejnë” financat e shtetit”! - Sejko: Të ndryshojë skema, domosdoshmëri shtylla e dytë dhe e tretë
Duke e konsideruar si gropë për buxhetin e shtetit skemën e aktuale të pensioneve, Banka e Shqipërisë sugjeron qeverinë shqiptare që të ndërmarrë një reformë......

Huatë me probleme i rikthehen rënies - Zbresin në 5.24% gjatë shtatorit, pasi prekën nivelin më të lartë në gusht
Treguesi i huave me probleme regjistroi rënie të lehtë në muajin shtator, pasi preku nivelin më të lartë vjetor gjatë gushtit. Të dhënat më të fundit të Bankës......

Si një sulm tronditi bankën më të madhe në botë për orë të tëra!
Njësia amerikane e Bankës Industriale dhe Tregtare të Kinës ishte goditur nga një sulm kibernetik, duke e detyruar atë të tregtonte përmes një shkopi UBS.......

Ekonomia e Mbretërisë së Bashkuar sheh rritje të qëndrueshme ndërsa inflacioni vijon të ‘zvarritet’!
Produkti i Brendshëm Bruto (PBB) real mujor i Mbretërisë së Bashkuar vlerësohet të ketë pësuar një rritje modeste prej 0.2% në shtator 2023, sipas të dhënave......

Mbi 60 vende mbështesin marrëveshjen për të trefishuar energjinë e rinovueshme këtë dekadë!
Më shumë se 60 vende kanë thënë se mbështesin një marrëveshje të udhëhequr nga Bashkimi Europian, Shtetet e Bashkuara dhe Emiratet e Bashkuara Arabe për të......

Italia, në alarm për cilësinë e vajit të ullirit - Përzierjet me vajra të tjerë, të pakontrolluara
Sirena alarmi për shitjet e vajit të ullirit dhe mbi të gjitha mbi të ashtuquajturat produkte zëvendësuese në Itali. “Gropa” e krijuar nga reduktimi i......