Shqipëria Postuar më 10 Nëntor 2023, 14:07

Tre orë më shumë ujë në 2026 - Programi 3-vjeçar / Mesatarja e furnizimin parashikohet të shkojë 19 orë/ditë 

Nga SCAN TV
Tre orë më shumë ujë në 2026 - Programi 3-vjeçar

Orët mesatare të furnizimit me ujë të pijshëm synohet të rriten në 19 orë/ditë në vitin 2026, nga 16 orë/ditë në vitin 2023. Gjithçka parashikohet në programin buxhetor afatmesëm 2024 – 2026, që gjithsesi parashikon një ulje të financimit për sektorin e ujësjellës – kanalizime  për 3 vitet e ardhshme, në raport me vitin 2023.

Sipas dokumentit zyrtar, për vitin aktual buxheti fillestar për sektorin ishte 15.16 mld lekë, ndërkohë që për vitin 2024 parashikohet në 13.64 mld lekë apo 1.52 mld lekë më pak. Ndërkaq, për vitin 2025 mbështetja buxhetore për sektorin parashikohet në 13.92 mld lekë, ndërsa në vitin 2026, 13.54 mld lekë.

Gjithsesi, teksa mbështetja buxhetore për të gjithë sektorin parashikohet në rënie, vlera e investimeve për vitin 2024 sipas projekbuxhetit që po diskutohet në Kuvend parashikohet të pësojë rritje, me prioritet zonat bregdetare.

Gjithashtu, në programin buxhetor afatmesëm synohet një rritje e përqindjes së mbulimit të kostove të ujësjellës - kanalizimeve me të ardhurat e vetë shoqërive, duke arritur në 75% në vitin 2026, nga 64% që është në vitin 2023.

Në periudhën afatmesme, investimet pritet të sjellin një rritje të orëve të furnizimit me ujë në këto zonat bregdetare, duke arritur në 21 orë/ditë në vitin 2026 nga 18 orë/ditë që ëshë në vitin 2023, si dhe reduktimin e humbjeve në rrjet në nivel kombëtar në masën 57% në vitin 2026 nga 63% që është aktualisht.

Ola Mitre / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat