Progres Raporti 2023/ Vlerësime për “Kriterin Ekonomik” dhe një sërë kapitujsh të drejtuar nga MFE

Komisioni Evropian publikoi më 8 nëntor 2023 Progres Raportin e vitit 2023 për Shqipërinë, ku vlerësohet ecuria e vendit sa i përket përmbushjes së kritereve kryesore në procesin e negociatave të integrimit në Bashkimin Europian, si dhe jepen rekomandimet që duhet të ndiqen në vijim.
Ministria e Financave dhe Ekonomisë është drejtuese e 13 kapitujve dhe “Kriterit ekonomik” në negociatat me Bashkimin Europian, ndërsa është bashkënegociuese në dy kapituj të tjerë. Komisioni Evropian ka vlerësuar progresin e bërë në disa prej kapitujve që negociohen nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë.
Sipas raportit, përparimi më domethënës është bërë lidhur me “Kriterin Ekonomik”, ku vendi ka avancuar nga vlerësimi i mëparshëm “i përgatitur në mënyrë të moderuar” në vlerësimin “një nivel i moderuar dhe i mirë përgatitjeje”.
“Raporti i borxhit publik ra nën nivelin para krizës së vitit 2019. Reformat kanë nisur për të përmirësuar planifikimin dhe ekzekutimin e shpenzimeve dhe investimeve, si edhe monitorimi i rreziqeve fiskale ka vijuar të përmirësohet,” thekson raporti.
Gjithashtu, u shënua progres, me një rritje të shkallës së vlerësimit në Kapitullin 7 “E drejta e pronësisë intelektuale” dhe Kapitullin 19 “Politika sociale dhe punësimi”, ku vlerësimi avancoi në “i përgatitur në mënyrë të moderuar”.
Po ashtu, Komisioni Europian vlerëson se është arritur progres në zbatimin e rekomandimeve të MONEYVAL dhe Task Forcës së Veprimit Financiar (FATF), ku si rrjedhojë Shqipëria doli nga lista gri në tetor 2023.
Sa i përket kritereve ekonomike, KE vlerëson në raport se Shqipëria ka një nivel midis mesatares dhe nivelit të mirë të përgatitjes në zhvillimin e një ekonomie tregu funksionale dhe ka bërë përparim në adresimin e rekomandimeve të vitit të fundit.
“Ekonomia tregoi qëndrueshmëri dhe rritja e PBB-së mbeti e fortë gjatë 2022, pavarësisht pasojave ekonomike nga lufta e Rusisë. Shqipëria ka nivel përgatitjeje për të përballuar presionin konkurrues dhe forcat e tregut brenda BE-së, si dhe ka bërë disa përparime në reformat strukturore në tregun e energjisë, transportit, infrastrukturës, dhe digjitalizimin e ekonomisë”, thuhet në raport.
Komisioni vëren se Shqipëria ka arritur një nivel mesatar përgatitjeje në shumë fusha që lidhen me konkurrencën dhe rritjen gjithëpërfshirëse, përkatësisht taksat, politikat e sipërmarrjeve dhe industrisë, politikat sociale dhe punësimin, arsimin dhe kulturën, si dhe doganat.
SCAN
Sondazh

“Pensionet po “gërryejnë” financat e shtetit”! - Sejko: Të ndryshojë skema, domosdoshmëri shtylla e dytë dhe e tretë
Duke e konsideruar si gropë për buxhetin e shtetit skemën e aktuale të pensioneve, Banka e Shqipërisë sugjeron qeverinë shqiptare që të ndërmarrë një reformë......

Huatë me probleme i rikthehen rënies - Zbresin në 5.24% gjatë shtatorit, pasi prekën nivelin më të lartë në gusht
Treguesi i huave me probleme regjistroi rënie të lehtë në muajin shtator, pasi preku nivelin më të lartë vjetor gjatë gushtit. Të dhënat më të fundit të Bankës......

Si një sulm tronditi bankën më të madhe në botë për orë të tëra!
Njësia amerikane e Bankës Industriale dhe Tregtare të Kinës ishte goditur nga një sulm kibernetik, duke e detyruar atë të tregtonte përmes një shkopi UBS.......

Ekonomia e Mbretërisë së Bashkuar sheh rritje të qëndrueshme ndërsa inflacioni vijon të ‘zvarritet’!
Produkti i Brendshëm Bruto (PBB) real mujor i Mbretërisë së Bashkuar vlerësohet të ketë pësuar një rritje modeste prej 0.2% në shtator 2023, sipas të dhënave......

Mbi 60 vende mbështesin marrëveshjen për të trefishuar energjinë e rinovueshme këtë dekadë!
Më shumë se 60 vende kanë thënë se mbështesin një marrëveshje të udhëhequr nga Bashkimi Europian, Shtetet e Bashkuara dhe Emiratet e Bashkuara Arabe për të......

Italia, në alarm për cilësinë e vajit të ullirit - Përzierjet me vajra të tjerë, të pakontrolluara
Sirena alarmi për shitjet e vajit të ullirit dhe mbi të gjitha mbi të ashtuquajturat produkte zëvendësuese në Itali. “Gropa” e krijuar nga reduktimi i......

Konferenca për Lehtësimin e Tregtisë në BP nxit zhvillimin ekonomik rajonal!
Konferenca mbi Lehtësimin e Tregtisë në Ballkanin Perëndimor, e mbajtur në Tiranë më 8-9 nëntor, shënonte një hap të rëndësishëm drejt intensifikimit të......

Në Google punohet më shumë se 8 orë në ditë - Por, punonjësit mund të kërkojnë orare më fleksibël në varësi të rolit që kanë
Kur një punonjës i Google pyeti kompaninë nëse mund të punonte më pak orë në ditë, një përfaqësues i burimeve njerëzore u përgjigj duke thënë se punonjësi......