Si do të jetë moti këtë fundjavë? – SHMU: Kushte të paqëndrueshme atmosferike dhe masa ajrore të lagështa e të ftohta!
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se këtë fundjavë vendi ynë do të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike si rezultat i masave ajrore të lagështa dhe të ftohta me origjinë veriore.
Sipas SHMU moti do të jetë me vranësira mesatare dhe të dendura, të cilat do të pasohen me reshje shiu me intensitet mesatar në pjesën më të madhe të territorit e lokalisht deri të lartë.
SHMU informon gjithashtu se reshjet do të jenë në formën e rrebesheve të shpejta dhe stuhive me shkarkesa të forta elektrike e lokalisht breshër. “Në intervale të shkurtra kohore reshjet do të jenë problematike. Në relievet malore në veri dhe në verilindje parashikohen reshje dëbore me intensitet të ulët.”
Sipas informacionit të publikuar era do të jetë me drejtim veriperëndim-jugperëndim me shpejtësi mesatare 1-8m/s ndërsa përgjatë vijës bregdetare hera-herës ditën e Shtunë fiton shpejtësi 13-19m/s duke bërë që valëzimi në dete të jetë i forcës 2-5ballë. Ditën e Diel valëzimi në dete do të jetë i forcës 2-3 ballë.
E . S / SCAN

Shtrenjtimi i banesave, eksperti: Qeraja më me leverdi - Orgest Beti: Për kushtet e tregut zgjidhja ideale është qeraja
Të blejmë një shtëpi të re apo të jetojmë me qera. Duket se tregu po i zvogëlon së shumti pikëpyetjet e kësaj dileme. Për ekspertët financiarë çmimet e larta......

Cilat vende europiane shpenzojnë më shumë para për kujdesin shëndetësor?
Sistemet shëndetësore të vendeve me të ardhura më të larta në botë janë nën presion të madh financiar, sipas një raporti të ri nga Organizata për Bashkëpunim......

Si e “sheh” BE ekonominë e Shqipërisë? - Raporti/ Progres në luftën kundër pastrimit të parave
Komisioni Evropian në raportprogresin e publikuar për Shqipërinë së fundmi, vlerëson se sa i takon “Kriterit Ekonomik”, vendi ka avancuar nga vlerësimi i......

Leku, i “pandalshëm” kundrejt euros - Në nivelin 104,42. Mbyllet një tjetër javë zhgënjyese për monedhën europiane
Leku ka regjistruar një nivel të ri mbiçmimi ndaj valutave dhe sidomos monedhës së përbashkët europiane. Në mbyllje të kësaj jave u këmbye me 104,42 euro,......

Tre orë më shumë ujë në 2026 - Programi 3-vjeçar / Mesatarja e furnizimin parashikohet të shkojë 19 orë/ditë
Orët mesatare të furnizimit me ujë të pijshëm synohet të rriten në 19 orë/ditë në vitin 2026, nga 16 orë/ditë në vitin 2023. Gjithçka parashikohet në programin......

Progres Raporti 2023/ Vlerësime për “Kriterin Ekonomik” dhe një sërë kapitujsh të drejtuar nga MFE
Komisioni Evropian publikoi më 8 nëntor 2023 Progres Raportin e vitit 2023 për Shqipërinë, ku vlerësohet ecuria e vendit sa i përket përmbushjes së kritereve......

“Pensionet po “gërryejnë” financat e shtetit”! - Sejko: Të ndryshojë skema, domosdoshmëri shtylla e dytë dhe e tretë
Duke e konsideruar si gropë për buxhetin e shtetit skemën e aktuale të pensioneve, Banka e Shqipërisë sugjeron qeverinë shqiptare që të ndërmarrë një reformë......

Huatë me probleme i rikthehen rënies - Zbresin në 5.24% gjatë shtatorit, pasi prekën nivelin më të lartë në gusht
Treguesi i huave me probleme regjistroi rënie të lehtë në muajin shtator, pasi preku nivelin më të lartë vjetor gjatë gushtit. Të dhënat më të fundit të Bankës......