Shqipëria Postuar më 10 Nëntor 2023, 14:45

Shtrenjtimi i banesave, eksperti: Qeraja më me leverdi - Orgest Beti: Për kushtet e tregut zgjidhja ideale është qeraja

Nga SCAN TV
Shtrenjtimi i banesave, eksperti: Qeraja më me leverdi - Orgest Beti:

Të blejmë një shtëpi të re apo të jetojmë me qera. Duket se tregu po i zvogëlon së shumti pikëpyetjet e kësaj dileme. Për ekspertët financiarë çmimet e larta të banesave po bëhen të papërballueshme për shumicën e njerëzve. Në këto kushte investimi në asete me kthim më të lartë, apo në biznes favorizon qeramarrjen e banesave.

Orgest Beti, konsulen i tregut imobilar: “Mendoj se zgjidhja ideale është qeraja. Në një fazë kur dy të rinj janë në marrëdhënie pune, më pas mund të krijjojne edhe diçka të tyre. Në rast s eju do të merrnit një kredi pot hemi, ju jeninë një afat shumë të gjatë, për 20-25 vite do të paguani, paguani Kur dikush do të marrë një kredi 20% trë vlerës ai duhet ta ketë nga të financim personal q ëështë vlerë e konsiderueshme me çmimet që kemi sot.  dhe këto para nës eai I investon mencur, zgjuar, mund ti bëjë shumë më shpejt.”

Duke se shtrenjtimin e banesave dhe pamundësinë për të përballuar këstet e kredive për të po e ndjejnë shumë më tepër edhe blerësit. Sipas tyre, sidomos në kryeqytet po bëhet gati e pamundur të blesh një banesë. Ndërkohë që rënia e çmimeve përkohësisht nuk pritet që të ketë të ngjarë.

“Çmimet pas tërmetit dhe pandemisë kanë patur një rritje konstante, sepse një pjesë të madhe të produkteve të lëndës së parë i importojmë. Çmimet konsiderohen të larta. Edhe për të paktën 10 vitet e ardhshme çmimet e banesave nuk do të bien për shkak të kërkesës së lartë. Ne kemi një fluks të madh turistës që na vijnë. Në shqipëri ka rreth 20-30 mkjijë rezidentë të huaj më pa si drejtohen tregut.”

Ekspertët vlerësojnë se vitin e fundit edhe bumi turistik ka ndikuar në çmimet e banesave. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë kredia për banesa ka qenë në rritje, ndonëse ritmet e saj nuk janë si më parë.

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat