Dollari, fitime javore prej 0.8% - Mbështetet nga rritja e mundësive për shtrëngimin e politikës monetare

Dollari po qëndron në rënie të lehtë në sesionin e sotëm, pas fitimeve të realizuara një ditë më parë, si pasojë e komenteve të bëra nga shefi i Rezervës Federale, Jerome Powell, i cili tha se banka qendrore mund të rrisë sërish normat e interesit.
Disa politikëbërës në SHBA, duke përfshirë edhe presidentin Powell, deklaruan të enjten se nuk janë ende të sigurt nëse normat e interesit janë mjaft të larta për të përfunduar betejën me inflacionin.
Këto komente rritën dollarin dhe yield-in e obligacioneve 10-vjeçare të thesarit amerikan. Ndërkohë, në raport me jenin japonez, dollari ka prekur nivelin më të lartë në 1 vit, në mbi 151. Gjatë kësaj jave, monedha e gjelbër është rritur me 1.4% në raport me jenin, fitimet më të mëdha javore që nga gushti i këtij viti. Dobësimi i jenit po i mban tregtarët në gatishmëri për shenja të ndërhyrjes nga qeveria japoneze për të mbështetur monedhën.
Autoritetet ndërhynë dy herë vitin e kaluar në përgjigje të rënies së monedhës vendase. Zhvlerësimi i kohëve të fundit rrit mundësitë e ndërhyrjes së Bankës së Japonisë në tregun forex, për të forcuar jenin, por me shumë mundësi kjo do të ndodhë nëse raporti dollar/jen shkon në mbi 152.
Në anën tjetër, indeksi që mat ecurinë e dollarit amerikan, përballë shportës me 6 monedhat kryesore ndërkombëtare po qëndron në rreth 105.9, ndërsa gjatë kësaj jave është rritur me rreth 0.8%.
Euro po këmbehet në rreth 1.067 dollarë, pasi humbi 0.4% të vlerës në sesionin e kaluar. Edhe paundi britanik ka zbritur drejt 1.22 dollarëve, për shkak se ekonomia e Mbretërisë së Bashkuar u përball me një stanjacion në tremujorin e tretë të vitit.
SCAN
Sondazh

Ethereum ngjitet në mbi 2,000 - BlackRock mund të aplikojë edhe për një ETF në ethereum
Tregu i kriptomonedhave ka vijuar tendencën në rritje edhe në sesionin e sotëm, për shkak të rritjes së mundësive se shumë shpejt autoritetet në Shtetet e......

Ky vend po shqyrton një taksë për biletat e avionit që do të financojë energjinë e gjelbër!
Qeveria e Danimarkës propozoi vendosjen e një takse mesatare prej 100 korona daneze (14,35 dollarë) për udhëtimet ajrore për të ndihmuar në financimin e një......

Kina ka një vizion gjithëpërfshirës për të riformuar botën dhe vendet po dëgjojnë!
Xi Jinping ka një plan për mënyrën se si duhet të funksionojë bota, dhe një vit në mandatin e tij të tretë si lider kinez, që thyen normat, ai po përshkallëzon......

Shpyllëzimi i Amazonës arrin mbi 20% duke kapur nivelet më të ulëta në 5 vjet!
Shpyllëzimi në Amazonën e Brazilit ra me 22.3% në 12 muajt deri në korrik, treguan të enjten të dhënat e qeverisë, ndërsa Presidenti Luiz Inacio Lula da Silva......

Si do të jetë moti këtë fundjavë? – SHMU: Kushte të paqëndrueshme atmosferike dhe masa ajrore të lagështa e të ftohta!
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se këtë fundjavë vendi ynë do të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike si rezultat i masave ajrore të......

Shtrenjtimi i banesave, eksperti: Qeraja më me leverdi - Orgest Beti: Për kushtet e tregut zgjidhja ideale është qeraja
Të blejmë një shtëpi të re apo të jetojmë me qera. Duket se tregu po i zvogëlon së shumti pikëpyetjet e kësaj dileme. Për ekspertët financiarë çmimet e larta......

Cilat vende europiane shpenzojnë më shumë para për kujdesin shëndetësor?
Sistemet shëndetësore të vendeve me të ardhura më të larta në botë janë nën presion të madh financiar, sipas një raporti të ri nga Organizata për Bashkëpunim......

Si e “sheh” BE ekonominë e Shqipërisë? - Raporti/ Progres në luftën kundër pastrimit të parave
Komisioni Evropian në raportprogresin e publikuar për Shqipërinë së fundmi, vlerëson se sa i takon “Kriterit Ekonomik”, vendi ka avancuar nga vlerësimi i......