Pensionet private, hyn në fuqi ligji i ri - Risitë/Lehtësi fiskale për anëtarët dhe forma të reja të fondeve

Ligji i ri për “Për fondet e pensionit privat”, që synon mbrojtjen e interesave të anëtarëve të fondit, si edhe nxitjen e pjesëmarrjes në këtë skemë ka hyrë në fuqi, duke i hapur rrugë zbatimit të tij. Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare ka shpjeguar disa nga risitë, ku një prej tyre është krijimi i formave të reja të fondeve të pensionit me qëllim nxitjen e pjesëmarrjes së qytetarëve në këto fonde. Kështu, për herë të parë njihet forma e fondit të pensionit me pjesëmarrje të mbyllur.
Fondi me pjesëmarrje të mbyllur mund të krijohet nga një punëdhënës, disa punëdhënës, ose një entitet i organizuar si bashkim punëdhënësish, sindikatë, bashkime sindikatash apo shoqatë, në cilësinë e sponsorit të cilët krijojnë një fond pensioni me pjesëmarrje të mbyllur. Krahas saj është edhe fondi me pjesëmarrje të hapur, i cili ka qenë edhe në ligjin e mëparshëm, që krijohet nga shoqëria administruese dhe nuk parashikon kufizime në anëtarësim.
Sipas AMF-së, ndër risitë e tjera që sjell ligji është edhe vendosja e kërkesave më të larta për transparencë ndaj anëtarëve të fondeve të pensionit privat, përcaktimi i kërkesave shtesë për qeverisjen e shoqërisë administruese, parashikimi i lehtësive fiskale për anëtarët e fondeve të pensionit privat, si edhe ulja e komisionit vjetor të administrimit të aktiveve të fondit.
Sipas ligjit të ri, ky komision nuk duhet të kalojë në asnjë rast 2.5% në vit, të vlerës neto të aktiveve të fondit të pensionit privat. Nga ana tjetër, ofrohen alternativa për krijimin e një portofoli investimi më të diversifikuar për anëtarin, duke bërë të mundur rritjen e kthimit nga investimi, si edhe lejon që për herë të parë, në politikat e investimit për fondet e pensionit privat të merren në konsideratë faktorët mjedisorë, shoqërorë dhe qeverisës të shoqërisë.
Gjatë periudhës janar-qershor 2023, në tregun e pensioneve private vullnetare ushtruan aktivitetin e tyre pesë fonde pensioni. Totali neto i aseteve rezulton rreth 6,1 miliardë lekë, ndërsa numri i anëtarëve në fondet e pensioneve për këtë periudhë ishte 37,594 duke shënuar një rritje prej 2.95% krahasuar me fundin e vitit të kaluar.
Ola Mitre / SCAN
Sondazh

“90 milionë euro fonde shtesë për bujqësinë” - KASH: Të rritet buxheti! Ja rreziqet që vijnë nga nënfinancimi
Këshilli i Agrobiznesit Shqiptar ka vërejtje dhe pakënaqësi për buxhetin e akorduar për sektorin bujqësor vitin e ardhshëm për shkak të reduktimit të fondeve......

Turqia rifiton gradualisht besueshmërinë e saj në tregje - Emetimi i dytë i suksesshëm i obligacioneve të dollarit në shtatë muaj
Investitorët po rikthehen në Turqi, vend të cilin e kishin braktisur vitet e fundit për shkak të politikave të paparashikueshme të presidentit erdogan. Gati......

Rumania rrit pensionet me 40% - E njëjta shumë për personat që kanë bërë të njëjtën punë
Pensionet në Rumani do të rriten në shtator 2024 me një mesatare prej 40%. Faza e parë parashikon indeksimin e pesë milionë pensioneve në janar me 13.8 %,......

Venecia e vogël e Gjermanisë - Qyteti Esslingen ka ruajtur pamjen aktuale që nga shekulli XIII
Edhe pse është i famshëm për panairin e Krishtlindjeve, ky qytet gjerman është një ide e mrekullueshme për turistët në muajt e ngrohtë të vitit, kur në......

Punonjësit nuk pranojnë të dorëhiqen! - Stresi më i madh për Drejtorët Ekzekutivë
Tregu i punës po ndryshon sërish dhe kompanitë po përballen me një problem të paimagjinueshëm në epokën e njohur si “Dorëheqja e Madhe”. Tani të paktë janë ata......

Nafta, e qëndrueshme në mbi 80 USD - Por, pritet të publikojë humbje për të tretën javë me radhë
Nafta po qëndron në rritje edhe në sesionin e sotëm, por pritet të publikojë humbje për të tretën javë me radhë, për shkak se janë larguar shqetësimet se......

Dollari, fitime javore prej 0.8% - Mbështetet nga rritja e mundësive për shtrëngimin e politikës monetare
Dollari po qëndron në rënie të lehtë në sesionin e sotëm, pas fitimeve të realizuara një ditë më parë, si pasojë e komenteve të bëra nga shefi i Rezervës......

Ethereum ngjitet në mbi 2,000 - BlackRock mund të aplikojë edhe për një ETF në ethereum
Tregu i kriptomonedhave ka vijuar tendencën në rritje edhe në sesionin e sotëm, për shkak të rritjes së mundësive se shumë shpejt autoritetet në Shtetet e......