Speciet e peshqve të rrezikuara nga ngrohja e temperaturave të detit!

Finlandezët kanë peshkuar harengën për breza të tërë, por kuotat e reja të reduktuara të BE-së po kërcënojnë jetesën tradicionale të komuniteteve bregdetare. Gjatë dekadave, Deti Baltik, i vendosur midis vendeve të industrializuara të Europës Veriore, është bërë një nga ekosistemet detare më të ndotura në planet.
Në tetor, Bashkimi Europian vendosi të ulë me 43% kuotat e harengës të autorizuara në këto ujëra në vitin 2024. Harenga përbën rreth 80% të kapjeve vjetore të peshkut në Finlandë. Me rënien e popullsisë së peshqve që nga vitet 1970, harenga baltike mund të pësojë të njëjtin fat si shumë specie të tjera që pothuajse janë zhdukur nga rajoni.
Baltiku karakterizohet nga ujëra të cekëta, duke e bërë atë veçanërisht të prekshëm ndaj ndryshimeve klimatike. Sipërfaqja e tij është e krahasueshme me atë të Detit të Zi, por për nga vëllimi, Deti i Zi përmban deri në 20 herë më shumë ujë.
Rritja e temperaturave dhe vetë rënia e kripës për shkak të rritjes së reshjeve dhe zvogëlimit të fluksit të ujit nga Oqeani Atlantik po kërcënojnë shumë specie që po përpiqen të përshtaten. Ndërsa Balltiku bëhet më pak i kripur, speciet e mëdha të ujërave të kripura si merluci po vuajnë gjithnjë e më shumë.
Në vitet 1980, popullsia e merlucit arriti nivele rekord, por ajo ka rënë në hapësirën e disa dekadave, në një masë të tillë që Bashkimit Evropian i është dashur të vendosë një ndalim urgjent për peshkimin e tij në vitin 2020.
Ndërsa disa mbrojnë reduktime të mëdha në kuotat e peshkimit për të ruajtur popullsinë e mbetur, të tjerët nuk janë dakord. Sipas studiuesit, është klima dhe dëmtimi mjedisor që po kërcënojnë speciet më shumë sesa peshkimi.
Me rënien e merlucit baltik, harenga është privuar nga grabitqari i tyre më i madh natyror.
Pa peshkatarët, popullsia mund të bëhej "shumë e dendur dhe rritja e individëve do të zvogëlohej" për shkak të mungesës së ushqimit të mjaftueshëm. Matti Ovaska, kreu i peshkimit në Fondin Botëror të Kafshëve të Egra (WWF), e kundërshton këtë argument.
Nëse peshkimi intensiv vazhdon me këtë ritëm, popullatat e harengës ka të ngjarë të zvogëlohen, duke i hapur rrugën specieve të tjera si sprati për të marrë kontrollin dhe për të parandaluar rikuperimin e harengës, thotë ai.
Kërcënimi ndaj harengës, i çmuar shumë nga finlandezët që e hanë me të gjitha llojet e salcave, po shqetëson konsumatorët. Nga harenga e fermentuar me qepë dhe gjethe dafine te harenga e tymosur, "silakka" ka qenë një pjesë e rëndësishme e traditës nordike të kuzhinës për shekuj. Por me gjithnjë e më shumë kufizime në vend, ekziston rreziku që peshkimi të ndalet përgjithmonë.
Edel Strazimiri / SCAN
Sondazh

A është e vërtetë që parfumet përmirësojnë kujtesën?
Lidhja shumë e ngushtë mes kujtesës dhe nuhatjes njihet prej disa kohësh dhe ka qenë edhe në qendër të veprave letrare. Më pak e njohur është aftësia e......

Denaj me fermerët në Fier: Bashkimi i operatorëve, instrumenti për të rritur eksportet në tregjet ndërkombëtare
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, e shoqëruar nga ministri i Brendshëm Taulant Balla, kryetari i Bashkisë Armand Subashi zv.ministrja e......

A do të sjellë kriza politike një krizë ekonomike në Portugali?
Votimi i buxhetit është ngjitësi që mban të bashkuar parlamentin portugez, por mes një skandali korrupsioni që ka ‘mpirë’ gati qeverinë, çfarë vjen më pas për......

Franca veriore mbetet në gatishmëri të lartë pas shirave të dendur dhe përmbytjeve!
Pas tetorit më të nxehtë të regjistruar në histori, stuhitë e Atlantikut kanë prekur shumë pjesë të Europës. Pas-de-Calais në Francën veriore mbetet në......

Islanda shpall gjendjen e jashtëzakonshme, evakuon banorët – Shkak, tërmetet masive si pasojë e vullkanit!
Islanda ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme, me zyrtarë policorë që u bëjnë thirrje banorëve të evakuojnë qytetin bregdetar të Grindavík pas një valë të......

Cilat janë markat më të mira të hoteleve luksoze në botë?!
Ka renditje të hoteleve më të mira në botë. Por një listë e re, e lëshuar nga grupi vetëm për anëtarët LTI Luxury Travel Intelligence, rendit markat e hoteleve......

Mjetet rrugore, 26.7% më shumë në dhjetë muaj - Rreth 20% e tyre, në pronësi të subjekteve. Pjesa tjetër, pronë e individëve
Të dhënat e publikuara nga DPSHTRR, për periudhën Janar-Tetor 2023, reflektojnë një rritje të numrit total të mjeteve të regjistruara për herë të parë. Gjatë......

Pensionet private, hyn në fuqi ligji i ri - Risitë/Lehtësi fiskale për anëtarët dhe forma të reja të fondeve
Ligji i ri për “Për fondet e pensionit privat”, që synon mbrojtjen e interesave të anëtarëve të fondit, si edhe nxitjen e pjesëmarrjes në këtë skemë ka hyrë në......