“Inovacion në ndërtim dhe turizëm” - Nis Java e Sipërmarrjes, Ibrahimaj: Zgjidhje për sfidat që na presin

Sipërmarrës, biznese të vogla, të rinj dhe politikbërës do të kenë një javë intensive diskutimesh se si mund të përdorin inovacionin në funksion të gjenerimit të ideve të reja të biznesit si dhe zhvillimin e atyre ekzistuese.
Java Ndërkombëtare e Sipërmarrjes do të zhvillohet në datat 13-19 nëntor 2023 përmes organizimit të mbi 60 aktiviteteve në katër qytete të Shqipërisë, Tiranë, Korçë, Shkodër dhe Vlorë. Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj, e pranishme në eventin hapës, theksoi se synimi është që sektorë të rëndësishëm të ekonomisë, si ndërtimi, turizmi, etj, të mund të zhvillohen përmes inovacionit.
“Shqipëria sot ka një zhvillim të madh, një bum të madh të sektorit të ndërtimit, i cili ka nevojë që të ketë një drejtim ku ndërtesat të jenë sa më inteligjente, ku qytete të jenë sa më të gjelbra, pra dhe ndërtimet të kenë vizionin e gjelbër. Tregjet ndërkombëtare do të paraqesin dhe një sfidë të madhe në rrugën tonë drejt integrimit europian, pasi shumë nga bizneset shqiptare do t’i përballin me një sfidë të madhe që është konkurrenca “e egër”. Pra, të gjithë ato kompani të cilat nuk janë përballur ende me tregjet ndërkombëtare do të duhet të rrisin produktivitetin e tyre, do të duhet të inovohen, me qëllim që të hyjnë të barabarta në këto tregje. Po ashtu, edhe sa e sa sfida të tjera në sektorë të ndryshëm, si sektori i turizmit. Vitet e fundit ne kemi pasur bum në numrin e turistëve, por zhvillimi i turizmit dhe zhvillimi i shërbimeve cilësore kërkon modernizim, kërkon automatizim, kërkon burime njerëzore të kualifikuara”.
Sipas saj, qëllimi është që të krijohet një fokus rajonal për zhvillimin ekonomik të vendit.
“Ne synojmë që të kemi një fokus rajonal në zhvillimin ekonomik, ne synojmë që të kemi një fokus gjinor në zhvillimin ekonomik, ne synojmë që të angazhojmë të rinjtë sa më shumë të jetë e mundur të zhvillimin ekonomik dhe kjo është arsyeja pse dhe eventet, por edhe Java, por dhe strategjia e sipërmarrjes me të cilën ne po punojmë, tashmë do të ketë të gjithë këto komponentë pasi vetëm duke shfrytëzuar të gjitha burimet që ne kemi mund të arrijmë të marrim maksimalisht atë që e ardhmja na ka rezervuar”.
Sipas Ibrahimaj, në fund të kësaj jave intensive synohet që të evidentohen problematikat dhe në mbështetje të tyre të hartohen politika të posaçme që synojnë ti shërbejnë zhvillimit ekonomik.
Elisabeta Dosku/ SCAN
Sondazh

Shqipëria, progres në luftën kundër pastrimit të parave - Publikohet “Indeksi i Bazelit 2023”. Renditemi në vendin e 93-të
Shqipëria shënon progres në luftën kundër korrupsionit dhe pastrimit të parave. Indeksi i Bazelit për vitin 2023 e ka renditur Shqipërinë në vendin e 93-të me......

BQE: Rritja ekonomike e eurozonës do të mbetet e dobët në afatin e afërt!
Zona e euros nuk duhet të lehtësojë tamponët e bankave, BQE thotë se rritja ekonomike e eurozonës do të mbetet e dobët në afatin e afërt pasi shërbimet dhe......

Ish-kryeministri David Cameron rikthehet befasisht në riorganizimin e qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar
Partitë opozitare e kishin akuzuar Braverman-in se kishte inkurajuar grupet e ekstremit të djathtë me komentet e saj për protestat pro-palestineze.......

Mjedisi e turizmi, 105% më shumë investime - Kumbaro: Shkak, Agjencia e re e Mbetjeve. Do të menaxhojë fondet e kfW dhe IPA
Investimet në fushën e mjedisit dhe turizmit do të pësojnë rritje me 105% gjatë vitit 2024, në raport me këtë vit teksa peshën kryesore e zë krijimi i një......

Organi i ri mbikëqyrës i pastrimit të parave të BE-së: Cilat janë vendet në garë për selinë e agjencisë?!
Është një luftë e ashpër që po vë përballë lindjen kundër perëndimit, të vogël kundër anëtarëve të mëdhenj dhe themelues mes të ardhurve më të rinj në bllok.......

Më të mirët dhe më të talentuarit në botë po vërshojnë në këto vende!
Zvicra është edhe një herë vendi më konkurrues për talentet në botë, sipas Indeksit Global të Konkurrencës së Talenteve 2023 nga shkolla e biznesit INSEAD.......

Thesari i fshehur në një minierë të vjetër në SHBA - Minerale të rralla për një vlerë prej 37 miliardë dollarësh
SHBA duket se po fiton një avantazh strategjik në betejën e madhe me Kinën për mineralet e rralla. Kjo falë një miniere të vjetër qymyri në Wyoming. Të gjitha......

Problemet e vështira të ekonomisë së Gjermanisë - Plakja e popullsisë dhe modeli i saj industrial
Rimëkëmbja e Gjermanisë nga goditja e trefishtë e gjysmës së parë të shekullit të 20-të me rënien e monedhës në 1923, Depresionin e Madh dhe disfatën në Luftën......