Gazifikimi i vendit kërkon 748 mln euro - Plani 10-vjeçar i ALBGAZ/ Projektet prioritare, deri në 2025 duhen 212.7 mln euro

Gazifikimi i vendit kërkon një vlerë totale investimesh prej 748 mln euro. Kompania shtetërore ALBGAZ ka paraqitur për miratim pranë Entit Rregullator të Energjisë planin e investimeve për 10-vjeçarin e ardhshëm 2023-2032, ku renditen projektet prioritare që parashikohet të realizohen. Në krye të listës renditen tubacioni nga pika e TAP në Fier, në TEC-in e Vlorës, gazsjellësi Fier – Ballsh dhe gazsjellësi adriatiko –ionian, në seksionin e Tiranës dhe Durrsit.
Për investimet afatshkurtra, që përfshijnë periudhën deri në vitin 2025, portofoli i projekteve madhore që do të realizohen arrin në 212.7 milionë euro, nga të cilat investimet financiare të Albgaz, në formën e kontributit të kapitalit për shoqëritë e projektit janë 30.41 milionë euro. Pjesa tjetër, do të duhet të sigurohen nga kompanitë e projekteve. Për periudhën afatshkurtër 2 projektet prioritare janë tubacioni Fier – Vlorë, si dhe ndërtimi i terminalit të GNL-së (gazit natyror të lëngshëm). Për periudhën afatshkurtër flitet edhe për projektin e gazifikimit të Korçës, por gjithsesi ai evidentohet veçmas projekteve prioritarë, pasi mbetet për t’u përcaktuar modeli i biznesit mbi këtë projekt, i cili është objekt ndryshimesh në prizmin e konfigurimit te strukturës aksionere dhe vlerave respektive të investimit ne këtë infrastrukturë.
Ndërkaq, investimet afatmesme 2026-2028 fokusohen në zhvillimin e tubacioneve të reja për të sjellë gazin për konsumatorët në Shqipëri dhe në vendet fqinje, sikurse është Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, etj.. Plani i Investimeve parashikon se pas vitit 2025, projektet e reja do të realizohen nga vetë Albgaz, jo nga kompanitë e projektit. I vetmi gazsjellës i planifikuar të përfundojë plotësisht në periudhën 2026-2028 është Interkonektori i Maqedonisë së Veriut, ndërsa në rastin e tubacioneve të tjera të mëdha, punimet përgatitore, projektuese dhe ndërtimore do të vazhdojnë pas vitit 2028.
Aktualisht, veprimtaria e gazit është e përqendruar në pjesën jugore të vendit dhe furnizon rafineritë e naftës me vëllime modeste të gazit vendas. Rrjeti ekzistues i gazit ka një gjatësi prej 498 km dhe lidh të gjitha vendburimet e dikurshme të gazit, ndërkohë që për shkak të amortizimit, sasitë e transmetimit janë minimale.
Ola Mitre / SCAN
Sondazh

“Inovacion në ndërtim dhe turizëm” - Nis Java e Sipërmarrjes, Ibrahimaj: Zgjidhje për sfidat që na presin
Sipërmarrës, biznese të vogla, të rinj dhe politikbërës do të kenë një javë intensive diskutimesh se si mund të përdorin inovacionin në funksion të gjenerimit......

Shqipëria, progres në luftën kundër pastrimit të parave - Publikohet “Indeksi i Bazelit 2023”. Renditemi në vendin e 93-të
Shqipëria shënon progres në luftën kundër korrupsionit dhe pastrimit të parave. Indeksi i Bazelit për vitin 2023 e ka renditur Shqipërinë në vendin e 93-të me......

BQE: Rritja ekonomike e eurozonës do të mbetet e dobët në afatin e afërt!
Zona e euros nuk duhet të lehtësojë tamponët e bankave, BQE thotë se rritja ekonomike e eurozonës do të mbetet e dobët në afatin e afërt pasi shërbimet dhe......

Ish-kryeministri David Cameron rikthehet befasisht në riorganizimin e qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar
Partitë opozitare e kishin akuzuar Braverman-in se kishte inkurajuar grupet e ekstremit të djathtë me komentet e saj për protestat pro-palestineze.......

Mjedisi e turizmi, 105% më shumë investime - Kumbaro: Shkak, Agjencia e re e Mbetjeve. Do të menaxhojë fondet e kfW dhe IPA
Investimet në fushën e mjedisit dhe turizmit do të pësojnë rritje me 105% gjatë vitit 2024, në raport me këtë vit teksa peshën kryesore e zë krijimi i një......

Organi i ri mbikëqyrës i pastrimit të parave të BE-së: Cilat janë vendet në garë për selinë e agjencisë?!
Është një luftë e ashpër që po vë përballë lindjen kundër perëndimit, të vogël kundër anëtarëve të mëdhenj dhe themelues mes të ardhurve më të rinj në bllok.......

Më të mirët dhe më të talentuarit në botë po vërshojnë në këto vende!
Zvicra është edhe një herë vendi më konkurrues për talentet në botë, sipas Indeksit Global të Konkurrencës së Talenteve 2023 nga shkolla e biznesit INSEAD.......

Thesari i fshehur në një minierë të vjetër në SHBA - Minerale të rralla për një vlerë prej 37 miliardë dollarësh
SHBA duket se po fiton një avantazh strategjik në betejën e madhe me Kinën për mineralet e rralla. Kjo falë një miniere të vjetër qymyri në Wyoming. Të gjitha......