Bitcoin zbret poshtë 37,000 USD - JPMorgan parashikon një korrektim të madh të tregut

Tregu i kriptomonedhave po qëndron në rënie të lehtë në sesionin e sotëm, pas fitimeve të konsiderueshme në realizuara në dy javët e fundit dhe duket se ka gjetur një stabilitet të ri. Bitcoin po tregtohet në rreth 36,800 dollarë, ndërsa ethereum po tregtohet në rreth 2050 dollarë. Asetet dixhitale u rritën ndjeshëm për shkak të entuziazmit për miratimin e mundshëm të ETF-ve të bitcoin, por kjo ndjenjë mund të jetë e gabuar.
“Optimizmi për miratimin e mundshëm të fondeve të tregtuara në shkëmbim në bitcoin (ETF) ka nxitur një rritje të fortë në asetet dixhitale, por lëvizja për lart duket e tepruar, tha JPMorgan në një raport kërkimor.
Sipas bankës së investimeve, ka dy argumente kryesore se rritja mund të jetë e tepruar. “Miratimi i ETF-ve në bitcoin do të ndihmonte tregjet e kriptomonedhave për të tërhequr kapital të ri dhe do të çimentonte një fitore për industrinë. Gjithashtu, edhe qasja e Komisionit të Letrave me Vlerë dhe Shkëmbimeve në SHBA ndaj industrisë së kriptomonedhave do të zbutet,” shkruajnë analistët e JPMorgan. Por, banka thotë se është skeptike për të dy argumentet. Në vend që kapitali i ri të hyjë në sektorin e kriptove, ka më shumë gjasa që kapitali ekzistues të kalojë nga produktet aktuale të bitcoin në ETF-të e sapo miratuara.
Pra, mund të mos ketë flukse të reja kapitali. JPMorgan vëren se ETF të tilla tashmë ekzistojnë në Kanada dhe Evropë dhe kanë fituar pak interes nga investitorët që nga fillimi i tyre. Gjithashtu, banka amerikane parashikon një përgjysmim të çmimit të bitcoin, në prill ose maj të vitit të ardhshëm, por ky argument është cilësuar si jo bindës nga analistët pasi efekti i përgjysmimit është i paparashikueshëm.
Megjithatë, të paktën në terma afatshkurtër, duket se bitcoin është stabilizuar pranë nivelit në 37,000 dollarëve, në pritje të vendimit që do të marrë Komisioni i Letrave me Vlerë në SHBA, në lidhje me ETF-të.
SCAN
Sondazh

Bursat europiane e nisin javën në rritje - Investitorët presin bisedimet Biden-Xi mbi tregtinë
Bursat europiane e kanë nisur në territor pozitiv këtë javë, ndërsa investitorët po presin bisedimet e nivelit të lartë mbi tregtinë mes Shteteve të Bashkuara......

Tregu i kriptomonedhave, me dilema të mëdha - Dënimi i Bankman-Fried sjell pikëpyetje të mëdha për industrinë
Disa orë pasi Sam Bankman-Fried, bashkëthemelues i FTX dhe një ndër pionerët e industrisë së kriptove, u dënua për mashtrim dhe pastrim parash në Nju Jork, ka......

P.buxheti 2024/ Denaj: Mbështetim 65 mijë fermerë me skemë të drejtpërdrejtë!
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj prezantoi sot në Komisionin e Financave dhe Ekonomisë, projektbuxhetin e vititn 2024 për Ministrinë e......

Sanchez i Spanjës do të kërkojë mandatin e ri si kryeministër në dhomën e ulët më 16 nëntor!
Kryeministri në detyrë i Spanjës Pedro Sanchez do të kërkojë të fitojë një mandat të ri në një votim parlamentar të enjten, tha të hënën kryetarja e dhomës së......

Shqipëria, drejt aplikimit të Inteligjencës Artificiale - Relacioni: Do të krijohet Qendra Kompiuterike me Performancë të Lartë
Pas prokurimeve publike, Shqipëria po bëhet gati që të aplikojë Inteligjencën Artificiale edhe në procesin e përafrimit të legjislacionit me Bashkimin......

Gazifikimi i vendit kërkon 748 mln euro - Plani 10-vjeçar i ALBGAZ/ Projektet prioritare, deri në 2025 duhen 212.7 mln euro
Gazifikimi i vendit kërkon një vlerë totale investimesh prej 748 mln euro. Kompania shtetërore ALBGAZ ka paraqitur për miratim pranë Entit Rregullator të......

“Inovacion në ndërtim dhe turizëm” - Nis Java e Sipërmarrjes, Ibrahimaj: Zgjidhje për sfidat që na presin
Sipërmarrës, biznese të vogla, të rinj dhe politikbërës do të kenë një javë intensive diskutimesh se si mund të përdorin inovacionin në funksion të gjenerimit......

Shqipëria, progres në luftën kundër pastrimit të parave - Publikohet “Indeksi i Bazelit 2023”. Renditemi në vendin e 93-të
Shqipëria shënon progres në luftën kundër korrupsionit dhe pastrimit të parave. Indeksi i Bazelit për vitin 2023 e ka renditur Shqipërinë në vendin e 93-të me......