Europa Postuar më 13 Nëntor 2023, 17:02

Bursat europiane e nisin javën në rritje - Investitorët presin bisedimet Biden-Xi mbi tregtinë

Nga SCAN TV
Bursat europiane e nisin javën në rritje - Investitorët presin

Bursat europiane e kanë nisur në territor pozitiv këtë javë, ndërsa investitorët po presin bisedimet e nivelit të lartë mbi tregtinë mes Shteteve të Bashkuara dhe Kinës. Indeksi pan-Europian Stoxx 600 po qëndron në rritje me 0.7%, ndërsa sektori i udhëtimeve realizon fiitmet më të mëdha, në rritje me 1.4%.

Ndërkohë, shumica e tregjeve në rajonin e Azi-Paqësorit u mbyllën në rënie, pasi investitorët ishin në pritje të takimit të presidentit amerikan, Joe Biden, me homologun e tij kinez, Xi Jinping, takimi i parë në thuajse një vit.

Humori i investitorëve globalë është dobësuar lehtë nga vendimi i Agjencisë së Vlerësimit të Kreditit, Moody's, e cila uli të premte vlerësimin për qeverinë amerikane në negative nga e qëndrueshme që ishte më parë, duke përmendur rreziqet në rritje për fuqinë fiskale të vendit.

Përsa i përket korporatave, aksionet e Phoenix Group janë rritur me më shumë se 8%, pasi kompania rriti parashikimin për gjenerimin e parasë “cash”, gjatë këtij viti pasi përfundoi bashkimin me dy marka të tjera. Gjithashtu, investitorët po presin edhe fitimet tremujore të Porsche, ndërsa nuk priten të dhëna ekonomike të rëndësishme.

Ndër zhvillimet e tjera, ish-kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, David Cameron, është emëruar në postin e ministrit të jashtëm. Analistët e kanë cilësuar si një përpjekje të kryeministrit aktual, Rishi Sunak, për të riorganizuar kabinetin e tij. Cameron shërbeu si kryeministër nga viti 2010 deri në vitin 2016 dhe udhëhoqi votimin e diskutueshëm të Britanisë për Brexit, që përfundimisht çoi në dorëheqjen e tij.

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat