Shqipëria Postuar më 13 Nëntor 2023, 15:36

“Tirana Bank”, çmimet “Digital Growth Guru” - Dita e Hapur dedikuar “Mendësisë së Rritjes drejt Digjitalizimit Bankar”

Nga SCAN TV
“Tirana Bank”, çmimet “Digital Growth Guru” -

Një Ditë e Hapur dedikuar “Mendësisë së Rritjes drejt Digjitalizimit Bankar” ishte aktiviteti më i fundit me stafin e Tirana Bank, drejtuar nga ekspertja e komunikimit, Arlinda Çausholli.

Qëllimi i aktivitetit ishte frymëzimi i stafit të ‘Tirana Bank’ drejt një mendësie rritëse dhe transformimi digjital, si një proces pa kthim që banka e ka përqafuar dhe e demonstron në përditshmëri.

Blerina Nasto – Drejtore e Departamentit të Digitalizimit: Tirana Bank ka si qëllim të kultivojë një kulturë të të mësuarit të vazhdueshëm, përshtatshmërisë dhe inovacionit, duke u mundësuar pjesëmarrësve të drejtojnë dhe përshpejtojnë udhëtimin e transformimit dixhital të bankës.

Pjesë e aktivitetit ishte një ceremoni ndarje cmimesh “Digital Growth Guru”, ku 10 punonjësve të Bankës ju dhuruan në shenjë simbolike trofeu “#Digital Guru” si falenderim dhe motivim për angazhimin e tyre në fushën e njohurive dhe zhvillimeve teknologjike .

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat