Tregu monetar, i qëndrueshëm - Investitorët po presin inflacionin në SHBA për tetorin

Dollari amerikan po shfaqet i qëndrueshëm në sesionin e sotëm, pasi investitorët po presin të dhënat mbi inflacionin në SHBA, që mund të japë një panoramë më të qartë mbi vendimet që do të marrë Rezerva Federale në të ardhmen.
Në anën tjetër, jeni japonez vijon paqëndrueshmërinë, për shkak të rritjes së spekulimeve për ndërhyrjen e autoriteteve në tregun monetar. Fokusi i tregjeve tashmë është përqendruar te të dhënat mbi Indeksin e Çmimeve Konsumatore në SHBA, që do të publikohen të martën dhe do të jenë vendimtare në politikën monetare që do të ndjekë Rezerva Federale.
Javën e kaluar, presidenti i bankës qendrore amerikane, Jerome Powell, deklaroi se beteja me inflacionin nuk ka përfunduar ende, duke nënkuptuar se mund të ketë edhe një tjetër rritje të interesave në muajt në vijim.
Edhe të dhënat mbi shitjet me pakicë do të japin më shumë informacion mbi gjenden e kërkesës në ekonominë amerikane, e cila ka treguar shenja elasticiteti përballë rritjes së kostos së huamarrjes.
Për këto arsye, analistët mendojnë se dollari amerikan do të vijojë të qëndrojë në pozita të forta përballë shportës me monedhat kryesore ndërkombëtare. Banka britanike, pret që inflacioni bazë të mbetet i pandryshuar gjatë tetorit, krahasuar me shtatorin, ndërsa presionet deflacioniste mund të vijnë vetën më shkurt të vitit të ardhshëm.
Ndërkohë, në lidhje me vendimin e Agjencisë së Vlerësimit të Kreditit, Moody’s për të zhvlerësuar në këndvështrim “negativ” ekonominë amerikane, reagimi i tregjeve ishte minimal. Indeksi që mat ecurinë e dollarit amerikan, përballë shportës me 6 monedhat kryesore ndërkombëtare po qëndron në rreth 105.8, pak a shumë në të njëjtat nivele që e mbylli ditën e premte.
SCAN
Sondazh

Ari, i qëndrueshëm në nivelin më të ulët 3-javor - Investitorët po presin të dhënat mbi inflacionin në SHBA
Ari po tregtohet i qëndrueshëm në sesionin e parë të kësaj jave dhe po qëndron në nivelin më të ulët në 3 javët e fundit, për shkak se investitorët po presin......

Bitcoin zbret poshtë 37,000 USD - JPMorgan parashikon një korrektim të madh të tregut
Tregu i kriptomonedhave po qëndron në rënie të lehtë në sesionin e sotëm, pas fitimeve të konsiderueshme në realizuara në dy javët e fundit dhe duket se ka......

Bursat europiane e nisin javën në rritje - Investitorët presin bisedimet Biden-Xi mbi tregtinë
Bursat europiane e kanë nisur në territor pozitiv këtë javë, ndërsa investitorët po presin bisedimet e nivelit të lartë mbi tregtinë mes Shteteve të Bashkuara......

Tregu i kriptomonedhave, me dilema të mëdha - Dënimi i Bankman-Fried sjell pikëpyetje të mëdha për industrinë
Disa orë pasi Sam Bankman-Fried, bashkëthemelues i FTX dhe një ndër pionerët e industrisë së kriptove, u dënua për mashtrim dhe pastrim parash në Nju Jork, ka......

P.buxheti 2024/ Denaj: Mbështetim 65 mijë fermerë me skemë të drejtpërdrejtë!
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj prezantoi sot në Komisionin e Financave dhe Ekonomisë, projektbuxhetin e vititn 2024 për Ministrinë e......

Sanchez i Spanjës do të kërkojë mandatin e ri si kryeministër në dhomën e ulët më 16 nëntor!
Kryeministri në detyrë i Spanjës Pedro Sanchez do të kërkojë të fitojë një mandat të ri në një votim parlamentar të enjten, tha të hënën kryetarja e dhomës së......

Shqipëria, drejt aplikimit të Inteligjencës Artificiale - Relacioni: Do të krijohet Qendra Kompiuterike me Performancë të Lartë
Pas prokurimeve publike, Shqipëria po bëhet gati që të aplikojë Inteligjencën Artificiale edhe në procesin e përafrimit të legjislacionit me Bashkimin......

Gazifikimi i vendit kërkon 748 mln euro - Plani 10-vjeçar i ALBGAZ/ Projektet prioritare, deri në 2025 duhen 212.7 mln euro
Gazifikimi i vendit kërkon një vlerë totale investimesh prej 748 mln euro. Kompania shtetërore ALBGAZ ka paraqitur për miratim pranë Entit Rregullator të......