Rritje pagash për mësuesit - Manastirliu: Objektivi, të mos ketë rroga nën 90 mijë lekë në muaj. Fondi, 4 mld lekë

4 mld lekë do të jetë fondi në dispozicion për rritjen e pagave të mësuesve, nga korriku i vitit 2024.
Gjatë prezantimit të projektbuxhetit në Komisionin parlamentar të Ekonomisë dhe Financave, ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu tha se ende nuk ka një strukturë mbi nivelin e rritjes sipas kategorive, por shtoi se objektivi është që asnjë pagë të mos jetë nën 90 mijë lekë në muaj.
Në total, buxheti i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, pa përfshirë fondin e pagave për vitin që vjen parashikohet në 52.23 mld lekë apo 10.7% më shumë se viti 2023.
Ndërkaq, buxheti për investime, përfshirë fondet e huaja parashikohet në 5.66 mld lekë, teksa Mnastriliu përmendi disa nga shtyllat kryesore ku do të fokusohen këto shpenzime.
Vitin që vjen do të jenë 231 mijë nxënës që do të përfitojnë nga politika e librave falas, ku për klasat 1-3 do të jenë të rinj, ndërsa për klasat 4 – 9 librat do të jenë në përdorim.
Ndërkaq, sa i takon buxhetin për sportin, ai parashikohet në nivelin e 576 mln lekë.
Ola Mitre /SCAN
Sondazh

OSHEE pret 30 mln euro fitim - Karakaçi: Situata na lejon të rrisim pagat me 30%
Rritja e pagave në OSHEE do të prekë të gjitha kompanitë e grupit dhe afërsisht 7 mijë punonjësit. Administratori i kompanisë Enea Karakaçi, tregon për SCAN se......

‘Instrumentet e BE-së për ndërmarrjet dhe politikat industriale’ – Balluku: Vendi ndodhet në një moment historik!
Zëvendëskryeministrja, njëherësh dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku mori pjesë në panelin me temë: Instrumentet e BE-së për......

Digjet fondi 2.3 miliardë lekë për kompensimin e pronave! ATP: Në pikëpyetje 7 mijë dosje. Kushtetuesja ta shohë me prioritet
Pezullimi i zbatimit të ndryshimeve ligjore të vitit 2022 për kthimin dhe kompensimin e pronave rrezikon të fusë në kolaps të gjithë procesin. Alarmi jepet nga......

60 milionë dollarë shtesë për energjinë dhe gazin - Komisioni i Veprimtarisë kalon në parim buxhetin dhe paketën fiskale
Komisioni Parlamentar i Veprimtarive prodhuese ka miratuar në parim projektbuxhetin e shtetit i dhe paketën fiskale për vitin e ardhshëm. Deputetët kanë......

Gjermania, i vetmi vend i BE në recesion - Mungon forca punëtore, sektori i ndërtimit shkurton 300 mijë vende
Institutet kryesore kërkimore ekonomike të Gjermanisë konfirmojnë me anë të një raporti të përbashkët se në vitin 2023 ekonomia e vendit do të përjetojë......

Apeli i Përmbaruesve: Të ndalohen menjëherë ankandet fiktive! Qytetarëve po u rrëmbehen pronat. Fenomeni po rritet me shpejtësi
Dhoma Kombëtare e Përmbaruesve kërkon nga institucionet që të marrin masa të menjëhershme dhe të ndalojnë mënjehëre fenomenin “Ankandi fiktiv”. Në një......

Yellen u bën thirrje ministrave të financave të APEC që të nxisin potencialin e rritjes në mënyrë të qëndrueshme!
Sekretarja e Thesarit e SHBA-së, Janet Yellen u bëri thirrje ministrave të financave të Paqësorit të hënën që të rrisin kapacitetin prodhues të ekonomive të......

Exxon, prodhues kryesor i litiumit për automjetet elektrike - Kompania vendos objektivat dhe nis aktivitetet në Arkansas
Exxon Mobil synon të bëhet një prej prodhuesve kryesorë të litiumit për bateritë e automjeteve elektrike përmes një operacioni shpimi që gjigandi i naftës ka......