Shqipëria Postuar më 14 Nëntor 2023, 13:51

OSHEE pret 30 mln euro fitim - Karakaçi: Situata na lejon të rrisim pagat me 30%

Nga SCAN TV
OSHEE pret 30 mln euro fitim - Karakaçi: Situata na lejon të rrisim

Rritja e pagave në OSHEE do të prekë të gjitha kompanitë e grupit dhe afërsisht 7 mijë punonjësit. Administratori i kompanisë Enea Karakaçi, tregon për SCAN se së bashku me vjetërsinë në punë, pagat do të rriten me mesatarisht 15-20 mijë lekë.

Karakaçi ndërkohë zbuloi se falë normës së lartë të arkëtimeve dhe reduktimit të vazhdueshëm të humbjeve, OSHEE Group pret një rezultat financiar pozitiv këtë vit prej afërsisht 30 milionë euro fitim.

Investimet madhore të OSHEE pritet të përqëndrohen në nënstacione në disa prej zona kyç, përfshirë nënstacionin nëntokësor të qendrës së Tiranës.

Projeksionet e tregut të energjisë shfaqen të qeta ndërkohë dhe sipas Karakaçit këtë vit nuk do të ketë një skenar për aplikim të fashës së energjisë për familjarët.

Angelo Haruni/SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat