“Çmimet për produktet bujqësore do vijojnë të rriten” - Alban Çakalli: Ka rënie të prodhimit, duhet subvencionim për të kompensuar humbjet

Çmimet për produktet bujqësore kanë hyrë në një spirale rritëse dhe duket se kjo tendencë do të vijojë edhe përgjatë muajve në vijim. Alban Çakalli, sipërmarrës në bujqësi, thotë se sektori i bujqësisë dhe blegtorisë në vendin tonë është në kushte jo fort të favorshme, kjo për disa arsye.
Rritja e çmimeve të inputeve bujqësore, subvencionet e pamjaftueshme dhe hera-herës selektive, mungesa e fuqisë punëtore, por edhe kushtet atmosferike kanë çuar në uljen e prodhimit, gjë që detyron fermerët të rrisin çmimet për produktet e tyre.
Çfarë dëmton produktet tona bujqësore po ashtu janë edhe importet, të cilat vijnë në një çmim më të reduktuar, duke dëmtuar konkurrencën në treg. I ftuar në emisionin “Box to Box”, Çakalli shtron nevojën e markimit të produkteve shqiptare si një mënyrë për të orientuar qytetarët, por njekohësisht apelon për hartimin e politikave në mbështetje të produkteve vendase.
Prej më shumë se një viti konsumatorët shqiptarë po përballen me çmime që kanë njohur një rritje në vlera thuajse dyshifrore. Ndikimi vihet re kryesisht tek frutat dhe perimet por edhe tek qumështi dhe nënproduktet e tij.
Por teksa nevojat në sektorin e bujqësisë janë të mëdha, fondet e parashikuara në buxhetin për vitin e ardhshëm kanë njohur tkurrje. Janë rreth 7 miliardë lekë ose rreth 70 milionë dollarë, të cilat do të shkojnë si mbështetje për fermerët nga 10 miliardë apo 100 milionë dollarë që u alokuan këtë vit.
Ada Hazizolli/SCAN
Sondazh

Rritje pagash për mësuesit - Manastirliu: Objektivi, të mos ketë rroga nën 90 mijë lekë në muaj. Fondi, 4 mld lekë
4 mld lekë do të jetë fondi në dispozicion për rritjen e pagave të mësuesve, nga korriku i vitit 2024. Gjatë prezantimit të projektbuxhetit në Komisionin......

OSHEE pret 30 mln euro fitim - Karakaçi: Situata na lejon të rrisim pagat me 30%
Rritja e pagave në OSHEE do të prekë të gjitha kompanitë e grupit dhe afërsisht 7 mijë punonjësit. Administratori i kompanisë Enea Karakaçi, tregon për SCAN se......

‘Instrumentet e BE-së për ndërmarrjet dhe politikat industriale’ – Balluku: Vendi ndodhet në një moment historik!
Zëvendëskryeministrja, njëherësh dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku mori pjesë në panelin me temë: Instrumentet e BE-së për......

Digjet fondi 2.3 miliardë lekë për kompensimin e pronave! ATP: Në pikëpyetje 7 mijë dosje. Kushtetuesja ta shohë me prioritet
Pezullimi i zbatimit të ndryshimeve ligjore të vitit 2022 për kthimin dhe kompensimin e pronave rrezikon të fusë në kolaps të gjithë procesin. Alarmi jepet nga......

60 milionë dollarë shtesë për energjinë dhe gazin - Komisioni i Veprimtarisë kalon në parim buxhetin dhe paketën fiskale
Komisioni Parlamentar i Veprimtarive prodhuese ka miratuar në parim projektbuxhetin e shtetit i dhe paketën fiskale për vitin e ardhshëm. Deputetët kanë......

Gjermania, i vetmi vend i BE në recesion - Mungon forca punëtore, sektori i ndërtimit shkurton 300 mijë vende
Institutet kryesore kërkimore ekonomike të Gjermanisë konfirmojnë me anë të një raporti të përbashkët se në vitin 2023 ekonomia e vendit do të përjetojë......

Apeli i Përmbaruesve: Të ndalohen menjëherë ankandet fiktive! Qytetarëve po u rrëmbehen pronat. Fenomeni po rritet me shpejtësi
Dhoma Kombëtare e Përmbaruesve kërkon nga institucionet që të marrin masa të menjëhershme dhe të ndalojnë mënjehëre fenomenin “Ankandi fiktiv”. Në një......

Yellen u bën thirrje ministrave të financave të APEC që të nxisin potencialin e rritjes në mënyrë të qëndrueshme!
Sekretarja e Thesarit e SHBA-së, Janet Yellen u bëri thirrje ministrave të financave të Paqësorit të hënën që të rrisin kapacitetin prodhues të ekonomive të......