Bursat europiane, të kujdesshme - Ekonomia e eurozonës bie me 0.1% në T3, punësimi rritet me 0.3%

Bursat europiane po karakterizohen nga kujdesi në sesionin e sotëm, për shkak të të dhënave jo shumë optimiste mbi ekonominë e Eurozonës. Gjithashtu, investitorët po presin të dhënat mbi inflacionin në SHBA, që do të publikohen më vonë gjatë ditës së sotme.
Indeksi pan-Europian Stoxx 600 po qëndron në rritje me rreth 0.2%, ndërsa sektori i lëndëve të para kryeson fitimet, në rritje me rreth 1%. Referuar të dhënave të Eurostat, Prodhimi i Brendshëm Bruto i rregulluar sezonalisht në Eurozonë ra me 0.1%, në tremujorin e tretë të këtij viti, krahasuar me tremujorin e dytë, ndërsa punësimi u rrit me 0.3%.
Ndërsa për të gjithë Bashkimin Europian, rritja ekonomike nuk ndryshoi, ndërsa punësimi u rrit me 0.2%. Krahasuar me të njëjtin tremujor të një viti më parë, PBB-ja e rregulluar sezonalisht u rrit me 0.1% si në Eurozonë ashtu edhe në BE. Ndërkohë, shumica e tregjeve në rajonin e Azi-Paqësorit patën një tendencë në rritje, ndërsa investitorët ishin në pritje të bisedimeve tregtare mes Kinës dhe Shteteve të Bashkuar.
Presidenti amerikan, Joe Biden dhe Presidenti i Kinës, Xi Jinping do të takohen këtë javë në San Francisco, që do të jetë hera e parë në rreth një vit. Referuar të dhënave të tjera, vendet e lira të punës në Mbretërinë e Bashkuar ranë me 58 mijë njësi, gjatë tremujorit të tretë të këtij viti.
Ndërsa norma totale e papunësisë mbeti e pandryshuar në 4.2%, ndërsa shkalla e punësimit ra lehtë në 75.7%. Përsa i përket korporatave, Vodafone raportoi një rritje prej 4.7% në të ardhurat nga shërbimet për tremujorin e dytë fiskal, pasi Gjermania, tregu më i madh i kompanisë britanike të telekomunikacionit, iu rikthye rritjes.
Kompania ripërsëriti udhëzimin se, për të gjithë vitin fitimet do të jenë të pandryshuara në rreth 13.3 miliardë euro. Megjithatë, aksionet e Vodafone ranë me mbi 1%, pasi analistët mbeten të pakënaqur nga përpjekjet për ristrukturimin e kompanisë, borxhit të konsiderueshëm dhe fluksit të ulët të parave.
SCAN
Sondazh

Gjykata ruse gjobit Google për dështimin në ruajtjen e të dhënave personale!
Një gjykatë ruse gjobiti Google për dështimin në ruajtjen e të dhënave personale të përdoruesve të saj në vend. Vendimi është i fundit në një seri dënimesh......

Punësimi në Eurozonë rritet ndërsa PBB-ja tkurret!
Shifrat e BE-së dhe zonës së euros për produktin e brendshëm bruto (PBB) dhe punësimin mbeten relativisht të qëndrueshme për tremujorin e tretë të 2023......

Ministri Mete, takim me përfaqësues të lartë të Departamentit Amerikan të Thesarit!
Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Ervin Mete, zhvilloi një takim me përfaqësues të lartë të Departamentit Amerikan të Thesarit, përkatësisht Robert Burch,......

Tiranë-Durrës me 4 korsi shtesë - Balluku: Autostradë e kategorisë A. Në dhjetor hapet gara koncesionare për Milot-Balldren
Autostrada Tiranë – Durrës do të shtohet me nga 2 korsi në secilin kah lëvizjeje, duke bërë që në total të arrihet në 8 korsi. Detajet u bënë me dije nga......

Propozimi i Braçes për lejen e paguar të grave gjatë ciklit - Cilat janë shtetet që e aplikojnë këtë praktikë në Europë dhe Botë?
Në një kohë kur shumë shtete evropiane po diskutojnë shkurtimin e ditëve të punës për punonjësit apo të orëve të qëndrimit, në vendin tonë janë propozuar......

“Çmimet për produktet bujqësore do vijojnë të rriten” - Alban Çakalli: Ka rënie të prodhimit, duhet subvencionim për të kompensuar humbjet
Çmimet për produktet bujqësore kanë hyrë në një spirale rritëse dhe duket se kjo tendencë do të vijojë edhe përgjatë muajve në vijim. Alban Çakalli,......

Rritje pagash për mësuesit - Manastirliu: Objektivi, të mos ketë rroga nën 90 mijë lekë në muaj. Fondi, 4 mld lekë
4 mld lekë do të jetë fondi në dispozicion për rritjen e pagave të mësuesve, nga korriku i vitit 2024. Gjatë prezantimit të projektbuxhetit në Komisionin......

OSHEE pret 30 mln euro fitim - Karakaçi: Situata na lejon të rrisim pagat me 30%
Rritja e pagave në OSHEE do të prekë të gjitha kompanitë e grupit dhe afërsisht 7 mijë punonjësit. Administratori i kompanisë Enea Karakaçi, tregon për SCAN se......