Punësimi në Eurozonë rritet ndërsa PBB-ja tkurret!

Shifrat e BE-së dhe zonës së euros për produktin e brendshëm bruto (PBB) dhe punësimin mbeten relativisht të qëndrueshme për tremujorin e tretë të 2023 krahasuar me tre muajt e mëparshëm, sipas të dhënave nga Eurostat.
Një vlerësim i shpejtë i publikuar nga organi statistikor i BE-së të martën tregoi se PBB-ja në zonën e euros, e cila përbëhet nga vendet anëtare të Bashkimit Europian që kanë adoptuar euron si monedhën e tyre, u tkurr me 0.1% në tremujorin e tretë (TM3) krahasuar me periudhën e mëparshme tre mujore.
Ajo shënon tkurrjen e parë që nga viti 2020. Shifra erdhi gjithashtu në përputhje me pritjet e tregut dhe pasoi një rritje tremujore prej 0.2% në tremujorin e dytë (TM2) të këtij viti.
Ndërkohë, PBB-ja në BE ka mbetur e qëndrueshme krahasuar me tremujorin e mëparshëm.
Eurostat publikoi edhe një krahasim me Shtetet e Bashkuara, ku PBB-ja e tremujorit të tretë 2023 u rrit me 1.2% krahasuar me tremujorin e mëparshëm.
Krahasuar me tremujorin e dytë të këtij viti, numri i njerëzve që punojnë në BE u rrit me 0.2%, dhe 0.3% në zonën e euros.
Të dhëna të ngjashme krahasuar me të njëjtën kohë të vitit të kaluar treguan një rritje prej 1.4% të normës së punësimit në eurozonë dhe një rritje prej 1.3% në BE.
Në përgjithësi, situata ekonomike në BE dhe eurozonë është lehtësuar në vitin 2023 krahasuar me vitin e kaluar. Efektet e krizave energjetike dhe ekonomike të shkaktuara nga lufta e agresionit të Rusisë kundër Ukrainës po lehtësohen.
Për më tepër, rritja e normave të inflacionit po stabilizohet, me një normë 2.9% për tetorin 2023 në eurozonë, nga 4.3% në shtator - që shënoi shifrën më të ulët që nga tetori 2021.
Norma e inflacionit në eurozonë u regjistrua në 10.6% në tetor 2022, nga 9.9% në shtator.
Vlerësimet parashikojnë që inflacioni të rritet përkohësisht dhe rritja të mbetet e dobët për pjesën e mbetur të vitit 2023.
Edel Strazimiri / SCAN
Sondazh

Ministri Mete, takim me përfaqësues të lartë të Departamentit Amerikan të Thesarit!
Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Ervin Mete, zhvilloi një takim me përfaqësues të lartë të Departamentit Amerikan të Thesarit, përkatësisht Robert Burch,......

Tiranë-Durrës me 4 korsi shtesë - Balluku: Autostradë e kategorisë A. Në dhjetor hapet gara koncesionare për Milot-Balldren
Autostrada Tiranë – Durrës do të shtohet me nga 2 korsi në secilin kah lëvizjeje, duke bërë që në total të arrihet në 8 korsi. Detajet u bënë me dije nga......

Propozimi i Braçes për lejen e paguar të grave gjatë ciklit - Cilat janë shtetet që e aplikojnë këtë praktikë në Europë dhe Botë?
Në një kohë kur shumë shtete evropiane po diskutojnë shkurtimin e ditëve të punës për punonjësit apo të orëve të qëndrimit, në vendin tonë janë propozuar......

“Çmimet për produktet bujqësore do vijojnë të rriten” - Alban Çakalli: Ka rënie të prodhimit, duhet subvencionim për të kompensuar humbjet
Çmimet për produktet bujqësore kanë hyrë në një spirale rritëse dhe duket se kjo tendencë do të vijojë edhe përgjatë muajve në vijim. Alban Çakalli,......

Rritje pagash për mësuesit - Manastirliu: Objektivi, të mos ketë rroga nën 90 mijë lekë në muaj. Fondi, 4 mld lekë
4 mld lekë do të jetë fondi në dispozicion për rritjen e pagave të mësuesve, nga korriku i vitit 2024. Gjatë prezantimit të projektbuxhetit në Komisionin......

OSHEE pret 30 mln euro fitim - Karakaçi: Situata na lejon të rrisim pagat me 30%
Rritja e pagave në OSHEE do të prekë të gjitha kompanitë e grupit dhe afërsisht 7 mijë punonjësit. Administratori i kompanisë Enea Karakaçi, tregon për SCAN se......

‘Instrumentet e BE-së për ndërmarrjet dhe politikat industriale’ – Balluku: Vendi ndodhet në një moment historik!
Zëvendëskryeministrja, njëherësh dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku mori pjesë në panelin me temë: Instrumentet e BE-së për......

Digjet fondi 2.3 miliardë lekë për kompensimin e pronave! ATP: Në pikëpyetje 7 mijë dosje. Kushtetuesja ta shohë me prioritet
Pezullimi i zbatimit të ndryshimeve ligjore të vitit 2022 për kthimin dhe kompensimin e pronave rrezikon të fusë në kolaps të gjithë procesin. Alarmi jepet nga......