Ministri Mete, takim me përfaqësues të lartë të Departamentit Amerikan të Thesarit!

Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Ervin Mete, zhvilloi një takim me përfaqësues të lartë të Departamentit Amerikan të Thesarit, përkatësisht Robert Burch, Këshilltar i Lartë, dhe Charles Anderson, Këshilltar.
Qëllimi i këtij takimi, ku morën pjesë edhe përfaqësues të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, ishte diskutimi mbi mundësitë e zhvillimit të tregut të kapitaleve në Shqipëri, me synim kthimin e tij në një alternativë të qëndrueshme financimi.
Zyra e Asistencës Teknike (OTA) e Departamentit Amerikan të Thesarit do të ofrojë ekspertizë për autoritetet shqiptare edhe në kuadër të zbatimit të planit të veprimit të Dokumentit të Politikave “Për krijimin e një mjedisi mundësues për zhvillimin e tregjeve të kapitalit në Shqipëri, 2023-2027”, i miratuar në prill 2023 nga Këshilli i Ministrave.
Ministri Mete vlerësoi se mbështetja teknike e Zyrës së Asistencës Teknike do të jetë me rëndësi për zhvillimin e mëtejshëm të kuadrit rregullator për tregjet e kapitalit në Shqipëri.
Nga ana e tyre, përfaqësuesit e OTA-s shprehën vlerësime për kuadrin e ri ligjor të tregjeve të kapitalit, të përafruar në masë të gjerë me Direktivat Evropiane dhe shprehën gadishmërinë për të ofruar asistencën e tyre.
Ligji 62/2020 “Për tregje e kapitalit” dhe ngritja e plotë e infrastrukturës së tregtimit dhe pastregtimit kanë krijuar kushtet për zhvillimin e mëtejshëm të tregjeve të kapitalit.
Në këtë kuadër, Dokumenti i Politikave parashtron disa objektiva kryesorë për zhvillimin e këtij tregu, si: rritja e pjesëmarrjes së emetuesve, zgjerimi i bazës së investitorit dhe zgjerimi i gamës së instrumenteve financiare, eficienca dhe transparenca e tregut të kapitaleve, si edhe zhvillimi i tregut sekondar të Titujve të Qeverisë.
Objektivi i përgjithshëm është promovimi i tregjeve eficiente të kapitalit nëpërmjet nxitjes së zhvillimit të këtyre tregjeve dhe mbikëqyrjes efektive të tyre.
SCAN

Tiranë-Durrës me 4 korsi shtesë - Balluku: Autostradë e kategorisë A. Në dhjetor hapet gara koncesionare për Milot-Balldren
Autostrada Tiranë – Durrës do të shtohet me nga 2 korsi në secilin kah lëvizjeje, duke bërë që në total të arrihet në 8 korsi. Detajet u bënë me dije nga......

Propozimi i Braçes për lejen e paguar të grave gjatë ciklit - Cilat janë shtetet që e aplikojnë këtë praktikë në Europë dhe Botë?
Në një kohë kur shumë shtete evropiane po diskutojnë shkurtimin e ditëve të punës për punonjësit apo të orëve të qëndrimit, në vendin tonë janë propozuar......

“Çmimet për produktet bujqësore do vijojnë të rriten” - Alban Çakalli: Ka rënie të prodhimit, duhet subvencionim për të kompensuar humbjet
Çmimet për produktet bujqësore kanë hyrë në një spirale rritëse dhe duket se kjo tendencë do të vijojë edhe përgjatë muajve në vijim. Alban Çakalli,......

Rritje pagash për mësuesit - Manastirliu: Objektivi, të mos ketë rroga nën 90 mijë lekë në muaj. Fondi, 4 mld lekë
4 mld lekë do të jetë fondi në dispozicion për rritjen e pagave të mësuesve, nga korriku i vitit 2024. Gjatë prezantimit të projektbuxhetit në Komisionin......

OSHEE pret 30 mln euro fitim - Karakaçi: Situata na lejon të rrisim pagat me 30%
Rritja e pagave në OSHEE do të prekë të gjitha kompanitë e grupit dhe afërsisht 7 mijë punonjësit. Administratori i kompanisë Enea Karakaçi, tregon për SCAN se......

‘Instrumentet e BE-së për ndërmarrjet dhe politikat industriale’ – Balluku: Vendi ndodhet në një moment historik!
Zëvendëskryeministrja, njëherësh dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku mori pjesë në panelin me temë: Instrumentet e BE-së për......

Digjet fondi 2.3 miliardë lekë për kompensimin e pronave! ATP: Në pikëpyetje 7 mijë dosje. Kushtetuesja ta shohë me prioritet
Pezullimi i zbatimit të ndryshimeve ligjore të vitit 2022 për kthimin dhe kompensimin e pronave rrezikon të fusë në kolaps të gjithë procesin. Alarmi jepet nga......

60 milionë dollarë shtesë për energjinë dhe gazin - Komisioni i Veprimtarisë kalon në parim buxhetin dhe paketën fiskale
Komisioni Parlamentar i Veprimtarive prodhuese ka miratuar në parim projektbuxhetin e shtetit i dhe paketën fiskale për vitin e ardhshëm. Deputetët kanë......