Bota Postuar më 14 Nëntor 2023, 18:24

Bitcoin vijon korrektimin, zbret pranë 36,600 USD - “Minatorët” po përfitojnë nga çmimi i lartë i kriptomonedhave

Nga SCAN TV
Bitcoin vijon korrektimin, zbret pranë 36,600 USD -

Tregu i kriptomonedhave ka vijuar tendencën në rënie edhe në sesionin e sotëm, pasi vijon korrektimi gradual, pas rritjes së konsiderueshme në javët e fundit. Në këtë mënyrë, bitcoin ka zbritur në rreth 36,600 dollarë, ndërsa ethereum po tregtohet në rreth 2050 dollarë.

“Minatorët” dhe kompanitë e kriptomonedhave po përfitojnë nga çmimi i lartë, përpara se të vijë “përgjysmimi” i radhës, që pritet të ndodhë në prill të vitit 2024.

Ky proces është krijuar për të ngadalësuar emetimin e bitcoin, oferta e të cilit është e kufizuar në 21 milionë njësi, nga të cilat deri më tani janë “minuar” 19 milionë. “Hashrate” i Bitcoin, një masë e fuqisë llogaritëse të nevojshme për të nxjerrë një monedhë, është rritur në nivelin më të lartë të të gjitha kohërave, sipas platformës Blockchain.com.

Kjo do të thotë që minatorët po përdorin gjithnjë e më shumë fuqi dhe shpejtësi për të gjeneruar kriptomonedhat. Analistët e JPMorgan vlerësojnë se “hashrate” ka arritur nivele rekord për 11 muaj rresht, duke përfshirë një rritje historike në tetor. Bitcoin është rritur me rreth 37%, gjatë muajit të kaluar, në rreth 37,000 dollarë, duke i inkurajuar kompanitë të investojnë më shumë në gjenerimin e bitcoin.

Çmimet e Bitcoin zakonisht janë rritur në të kaluarën pas “përgjysmimeve” ciklike. Gjashtë muaj pas përgjysmimit të parë në 2012, çmimi u ngjit në 126 dollarë nga 12 dollarë që ishte më parë. Pas përgjysmimit të dytë në 2016, bitcoin shkoi në 1,000 dollarë nga 654 dollarë brenda shtatë muajve.

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat