Tregu i metaleve, në pritje të inflacionit - “IÇK” pritet të jetë ngadalësuar në 3.3% në tetor, nga 3.7% në shtator

Metalet e çmuara po tregtohen në qëndrueshmëri në sesionin e sotëm, pasi investitorët po presin të dhënat mbi inflacionin në SHBA, që do të publikohen më vonë gjatë ditës së sotme dhe do të japin një panoramë më të qartë mbi normat e interesit në ekonominë më të madhe në botë. Kontrata “spot” për arin po tregtohet në rreth 1947 dollarë për onz, niveli më i ulët në 3 javët e fundit.
Ndërsa kontrata “futures” po qëndron në reth 1950 dollarë për onz. Analistët shprehen ecuria e metalit të çmuar do të varet nga të dhënat mbi inflacionin në SHBA. Nëse çmimet do të jenë ngadalësuar më shumë se parashikimet e analistëve, metali i verdhë mund të rritet drejt nivelit të 1,968 dollarëve.
Ekonomistët e anketuar nga Reuters presin që Indeksi i Çmimeve Konsumatore në SHBA të jetë ngadalësuar në 3.3% në tetor nga 3.7% në shtator, ndërsa e ashtuquajtura norma e inflacionit bazë, që përjashton komponentët e paqëndrueshëm si energjia dhe ushqimet, të mbetet e pandryshuar në 4.1%. Kryetari i Rezervës Federale, Jerome Powell, deklaroi javën e kaluar se banka nuk është e sigurt nëse normat e interesit janë mjaftueshëm të larta për të zbutur inflacionin.
Tregu po vlerëson 86% mundësi që banka qendrore e SHBA të lërë normat e pandryshuara në dhjetor. Pavarësisht se cilësohet si një mburojë ndaj inflacionit, normat më të larta të interesit rrisin koston oportune për mbajtjen arit. Ndër metalet e tjera, argjendi po tregtohet në rreth 22.4 dollarë për onz, ndërsa platini po tregtohet në rreth 870 dollarë për onz.
SCAN
Sondazh

Bitcoin vijon korrektimin, zbret pranë 36,600 USD - “Minatorët” po përfitojnë nga çmimi i lartë i kriptomonedhave
Tregu i kriptomonedhave ka vijuar tendencën në rënie edhe në sesionin e sotëm, pasi vijon korrektimi gradual, pas rritjes së konsiderueshme në javët e fundit.......

Bursat europiane, të kujdesshme - Ekonomia e eurozonës bie me 0.1% në T3, punësimi rritet me 0.3%
Bursat europiane po karakterizohen nga kujdesi në sesionin e sotëm, për shkak të të dhënave jo shumë optimiste mbi ekonominë e Eurozonës. Gjithashtu,......

Gjykata ruse gjobit Google për dështimin në ruajtjen e të dhënave personale!
Një gjykatë ruse gjobiti Google për dështimin në ruajtjen e të dhënave personale të përdoruesve të saj në vend. Vendimi është i fundit në një seri dënimesh......

Punësimi në Eurozonë rritet ndërsa PBB-ja tkurret!
Shifrat e BE-së dhe zonës së euros për produktin e brendshëm bruto (PBB) dhe punësimin mbeten relativisht të qëndrueshme për tremujorin e tretë të 2023......

Ministri Mete, takim me përfaqësues të lartë të Departamentit Amerikan të Thesarit!
Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Ervin Mete, zhvilloi një takim me përfaqësues të lartë të Departamentit Amerikan të Thesarit, përkatësisht Robert Burch,......

Tiranë-Durrës me 4 korsi shtesë - Balluku: Autostradë e kategorisë A. Në dhjetor hapet gara koncesionare për Milot-Balldren
Autostrada Tiranë – Durrës do të shtohet me nga 2 korsi në secilin kah lëvizjeje, duke bërë që në total të arrihet në 8 korsi. Detajet u bënë me dije nga......

Propozimi i Braçes për lejen e paguar të grave gjatë ciklit - Cilat janë shtetet që e aplikojnë këtë praktikë në Europë dhe Botë?
Në një kohë kur shumë shtete evropiane po diskutojnë shkurtimin e ditëve të punës për punonjësit apo të orëve të qëndrimit, në vendin tonë janë propozuar......

“Çmimet për produktet bujqësore do vijojnë të rriten” - Alban Çakalli: Ka rënie të prodhimit, duhet subvencionim për të kompensuar humbjet
Çmimet për produktet bujqësore kanë hyrë në një spirale rritëse dhe duket se kjo tendencë do të vijojë edhe përgjatë muajve në vijim. Alban Çakalli,......