BE: Hendeku gjinor i pagave ende në 13% - Femrat europiane paguhen më pak se meshkujt për të njëjtën punë

Femrat në Europë paguhen ende më pak se meshkuj që bëjnë të njëjtën punë. Sipas komisionit të Bashkimit Europian hendeku gjinor i pagave ka mbetur në nivelin e 13%. Hendeku gjinor i pagave është ulur me 2.8 pikë përqindjeje gjatë dekadës së fundit, por komisioni dëshiron ta përshpejtojë këtë progres
Femrat europiane ende fitojnë mesatarisht 13% më pak se meshkujt që bëjnë të njëjtën punë, sipas përfundimeve të arritura në një raport të komisionit europian.
Në vitin 2023, për çdo 1 euro që fiton një mashkull, një femër fiton 87 cent. Norma është e njëjtë me atë të vitit 2022. Hendeku gjinor i pagave - diferenca në pagën mesatare midis punëtorëve meshkuj dhe femra - është ulur me 2.8 pikë përqindjeje gjatë dekadës së fundit, por komisioni dëshiron ta përshpejtojë këtë progres.
Në deklaratën për media të komisionit thuhej se paga e barabartë për të njëjtën punë ose punë me vlerë të barabartë është një nga parimet themeluese të BE-së, i parashikuar në Traktatin e Romës në 1957 - ën. Megjithatë, përparimi në eliminimin e hendekut gjinor në paga ka qëndruar pezull këtë vit dhe ka qenë i ngadaltë gjatë viteve.
Komisioni Europian përcaktoi një strategji për të zhdukur hendekun gjinor të pagave deri në vitin 2025, tre vjet më parë. Direktiva për Transparencën e Pagave u prezantua në qershor 2023, duke bërë të mundur që punëtorët të përcaktojnë nëse janë duke u diskriminuar, ose që punëdhënësit të sigurohen se po zbatojnë parimet e pagës së barabartë.
Komisioni tha gjithashtu se ka caktuar 6.1 milionë euro për të ndihmuar shtetet anëtare të zbatojnë direktivën, duke iu dhënë tre vjet kohë për ta bërë këtë.
Dorina Kurtaj / SCAN

Çfarë ka ndodhur sot në tregun valutor – A vijon edhe sot rënie e monedha kryesore përballë lekut?
Dollari amerikan është blerë sot me 95.7 lekë dhe është shitur me 97.2 lekë në raport me ditën e djeshme sipas kursit të këmbimit lokal. Monedha europiane......

Projekt i ri 14.6 mln euro për ekonominë qarkulluese në Shqipëri
Bashkimi Evropian dhe Ministria Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (BMZ) prezantuan projektin e ri "BE për Ekonominë Qarkulluese dhe......

Si ndryshimet kaotike të motit po godasin kudo nga Afrika në Europë!
Ekstremet e motit të Italisë pasqyrojnë klimën e Etiopisë, zbulon hulumtimi. Miliona njerëz në mbarë botën kanë përjetuar një 'ndryshim të rrezikut klimatik'......

Danimarka do të kufizojë shitjen e alkoolit dhe nikotinës për të rinjtë nën 18 vjeç!
Një studim i vitit 2019 vlerësoi se 40% e të rinjve danezë të moshës 15-16 vjeç kishin qenë të dehur në 30 ditët e mëparshme, përqindja më e lartë në Europë,......

BQE kërcënon me gjoba bankat që nuk integrojnë rrezikun e klimës!
Banka Qendrore Europiane do të vendosë gjoba financiare për bankat që kërkojnë shumë kohë për të trajtuar rreziqet e ndryshimeve klimatike në biznesin e tyre,......

Kina planifikon të prodhojë robotë humanoidë në masë që mund të "ndryshojnë botën" brenda 2 viteve!
Kina ka zbuluar plane ambicioze për të prodhuar në masë robotë humanoidë, të cilët beson se do të jenë po aq “revolucionarë” sa ardhja e smartfonëve. Në një......

Komisioni parlamentar turk do të debatojë të enjten për anëtarësimin e Suedisë në NATO!
Komisioni i Punëve të Jashtme të Parlamentit turk do të debatojë të enjten një projekt-ligj që miraton anëtarësimin e Suedisë në NATO, sipas axhendës zyrtare......

Kina po synon 137 miliardë dollarë fonde të reja për të nxitur tregun e banesave!
Banka Popullore e Kinës (PBOC) do të injektojë fonde në faza të ndryshme përmes rregullave bankare. Kina planifikon të sigurojë të paktën 1 trilion juanë......