Europa Postuar më 14 Nëntor 2023, 16:00

Danimarka do të kufizojë shitjen e alkoolit dhe nikotinës për të rinjtë nën 18 vjeç!

Nga SCAN TV
Danimarka do të kufizojë shitjen e alkoolit dhe nikotinës

Një studim i vitit 2019 vlerësoi se 40% e të rinjve danezë të moshës 15-16 vjeç kishin qenë të dehur në 30 ditët e mëparshme, përqindja më e lartë në Europë, ku mesatarja është 13%.

Danimarka do të kufizojë shitjen e alkoolit për fëmijët nën 18 vjeç dhe do të rrisë çmimin e qeseve të thithshme të nikotinës, pasi popullariteti i tyre në rritje po shqetëson autoritetet shëndetësore, njoftoi të martën Ministria e Shëndetësisë.

“Fëmijët dhe të rinjtë kanë filluar të pinë shumë herët dhe po pinë shumë”, tha Ministrja e Brendshme dhe Shëndetësisë, Sophie Løhde, në një konferencë për shtyp.

Ajo shprehu keqardhjen edhe për faktin që të rinjtë po konsumonin gjithnjë e më shumë snus, një produkt duhani që vjen në formën e qeskave të nikotinës që mund të thithen.

Për t'iu kundërvënë këtyre fenomeneve, do të ndalohet shitja e pijeve që përmbajnë më shumë se 6% alkool për moshat 16-18 vjeç, të cilët deri më tani janë lejuar të blejnë pije me përmbajtje deri në 16.5%.

Përveç kësaj, taksa për qeskat e nikotinës që do të thithen do të dyfishohet, duke rritur çmimin e paketave mesatarisht me 12 korona (1,6 euro), duke e bërë atë të barabartë me atë të një pakete cigaresh.

Gjithashtu do të ndalohet ofrimi i aromave dhe shijeve “joshëse” në produktet zëvendësuese të duhanit”, tha ministria.

Sipas Autoritetit Kombëtar të Shëndetësisë, 22% e vajzave 15-vjeçare dhe 27% e djemve 15-vjeçarë pinë në baza javore.

Në vitin 2019, një studim nga ESPAD (European School Survey Project mbi Alkoolin dhe Drogat e tjera) vlerësoi se 40% e të rinjve danezë të moshës 15-16 vjeç kishin qenë të dehur në 30 ditët e mëparshme, përqindja më e lartë në Evropë, ku mesatarja është 13%. .

Edel Strazimiri / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat