Milot-Balldre, punimet nisin vitin që vjen? - Gara koncesionare, zv.ministrja: Po shqyrtojmë ofertat për kontratën 365 mln euro

“Punimet për ndërtimin e aksit rrugor Milot-Balldre parashikohet në nisin në mes të vitit të ardhshëm”. Zv.ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Enkelejda Muçaj ka dhënë detaje mbi ecurinë e përzgjedhjes së kompanisë që do të kryejë punimet dhe lidhjen e kontratës për këtë segment.
Gara koncesionare për ndërtimin e aksit rrugor Milot – Balldre u mbyll në muajin tetor, duke i hapur rrugë shqyrtimit të ofertave të dorëzuara nga kompanitë.
Në total janë 3 kompani që kanë shfaqur interes, ndërkohë që nëse edhe kjo fazë përmbyllet me sukses, atëhere do të vijohet me nënshkrimin e kontratës me kompaninë fituese dhe nisjen e punimeve për këtë segment të rëndësishëm, pjesë e korridorit Adriatiko – Jonian.
Gara koncesionare synon pikërisht gjetjen e një kompanie private që do të ndërtojë aksin, një proces që sipas dokumenteve të tenderit parashikohet të zgjatë 30 muaj nga nënshkrimi i kontratës.
Vlera totale e parashikuar e projektit është rreth 365 mln euro, pa TVSH, ndërsa kohëzgjatja e kontratës do të jetë 35 vjet. Aksi Milot-Balldre është i gjatë rreth 17 km.
Përmbyllet projekti “ProTax Albania”/ Malaj: Reforma e taksës së pasurisë, kyçe për një sistem modern sipas standardeve europiane
Ministri i Financave, z. Petrit Malaj, mori pjesë sot në eventin e mbylljes së projektit “ProTax Albania”. Të pranishëm në këtë event ishin dhe Ministri i......
Propozime të reja për kompensimin e TVSH në bujqësi - Deputetët: Lë jashtë një kategori të gjerë fermerësh
Skema e propozuar nga qeveria për kompensimin e fermerëve me 10 % ka ngjallur diskutime në Komisionin e Ekonomisë, për shkak se konsiderohet e pa plotë dhe......
Sigurimi i makinave, rritje rekord të të ardhurave - AMF: Kompanitë arkëtuan 13.9 mld lekë, rreth 13% më shumë se vitin e kaluar
Të ardhurat e kompanive të sigurimit nga paratë që japin shqiptarët për sigurimin e makinës arritën në 13.9 miliardë lekë në fund të dhjetëmujorit. Të dhënat......
Ibrahimaj në Panelin e Nivelit të Lartë “Java e CEFTA 2025” - Shqipëria merr Presidencën e radhës së CEFTA në vitin 2026
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, mori pjesë në Panelin e Nivelit të Lartë të organizuar në kuadër të Javës së CEFTA 2025, në......
“Ligj i ri për financimin e partive, të miratohet brenda dhjetorit” - Celibashi dhe Gonzato: Reforma Zgjedhore, të sigurojë transparencë
Financimi i partive politike ka qenë në fokus të një tryezë diskutimi midis Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, IDEA dhe Qendrës për Sundimin e Ligjit në......
Kreu i OKB propozon reduktim buxheti - 577 mln USD më pak për vitin e ardhshëm, 20% e stafit do të shkurtohen
Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, propozoi zyrtarisht uljen e buxhetit bazë të OKB-së për vitin e ardhshëm me 577 milionë......
Kartat e debitit, mjeti kryesor i pagesave elektronike - BSH: Zgjerohet tregu me 2.4%. Rreth 1.6 milionë në qarkullim gjithsej
Kartat e debitit janë mjeti kryesor i pagesave elektronike në vend. Të dhënat më të fundit nga Banka Qendrore tregojnë se në Shqipëri qarkullojnë më tepër se......
FSHZH hap garën për transformim urban në Vlorë - Investim mbi 688 milionë lekë për hapësira rekreative, treg modern e parkim
Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka shpallur hapjen e garës për ndërtimin e nyjeve multimodale të mobilitetit, ndërtim i godinës së parkimit nëntokësor dhe i......





