Ku i bënë pushimet shqiptarët? - Analiza/ Nga destinacioni i preferuar, deri tek vendi i origjinës së vizitorëve
Turzmi ka përjetuar ditët e tij më të mira gjatë këtyre dy viteve. Të dhënat e fundit të publikuara nga INSTAT bëjnë më dije se në vitin 2022 janë kryer gjithsej 3.8 milion udhëtime nga individët banues në Shqipëri, udhëtime këto të kategorizuara si udhëtime për qëllime biznesi dhe personale, ku këto të fundit përbejnë 97.4% të udhëtimeve gjithsej.
“Scan Intel” ka analizuar të dhënat e INSTAT për të kuptuar preferencat e Shqiptarëve përsa i përket destinacioneve që ata kanë zgjedhur për pushime brenda vendit për vitin që lamë pas. Të dhënat tregojnë se në vitin 2022, destinacionet më të frekuentuara si për udhëtime për qëllime personale apo biznesi në Shqipëri janë: Tirana me 17.4%, Vlora me 15.2%, Korça me 14.0% dhe Durrësi me 11.2%. Pra, themi se rreth 80.7% e udhëtimeve kanë qenë brenda Shqipërisë.
Krahas udhëtimeve brenda vendit një pjesë e shqiptarëve kanë preferuar edhe pushimet jashtë territorit të Shqipërisë. Sipas të dhënave, përqindjet më larta të udhëtimeve janë regjistruar në shtetet si: Greqia me 5.2%, Italia 4.9%, Spanja dhe Anglia me 2.8%, Turqia me 2.2%, Gjermania me 1.6%, Mali i Zi me 1.6% dhe Kosova me 1.2%. Interesi për të udhëtuar si brenda dhe jashtë Shqipërisë paraqitet më i lartë tek grupmoshat 25-34 vjeç. Por si paraqitet në përqindje shpërndarja e udhëtimeve sipas vendit të origjinës?
Referuar shifrave 35.7% e udhëtarëve të cilat kanë vizituar Shqipërinë janë nga Tirana. Qarku i dytë i cili ka përqindjen më të lartë të udhëtarëve është Elbasani me 10.9%, pasuar nga qarku i Durrësit me 8.3%. Në renditje vijon Fieri si vend origjine me 6.9% të udhëtarëve të cilët kanë vizituar Shqipërinë gjatë vitit 2022. Por cilët qarqe udhëtojnë më pak në Shqipëri? Të dhënat grafike thonë se Gjirokastra është qarku i cili ka përqindjen më të ulët të udhëtimeve. Vetëm 1.6% e gjirokastritëve kanë udhëtuar nëpër Shqipëri vitin e kaluar.
Nëse analizojmë udhëtimet jashtë Shqipërisë përsëri të dhënat tregojnë se tiranasit janë ato të cilët udhëtojnë më shumë. Rreth 40.5% e udhëtimeve jashtë vendit kanë si origjinë kryeqytetin. Qarku i Fierit është qarku i dytë më përqindjen më të lartë të udhëtarëve të cilët kanë dalë jashtë Shqipërisë.
Janë 11.5% e udhëtimeve jashtë vendit të cilat kanë si destinacion Fierin, pasuar nga Durrësi me 9.4% dhe Shkodra me 9%. Nëse do të flasim për anën tjetër të tabelës Gjirokastra nuk surprizon. Edhe për udhëtimet jashtë vendit ky qark regjistron përqindjen më të ulët me vetëm 0.6%. Qarku i Kukësit ndjek në renditje me përqindjen më të ulët me 0.8%.
Armela Duka/SCAN
Sondazh

Lëndët e para, gjithnjë e më të rralla - A do të kushtojnë më shumë automjetet elektrike dhe panelet diellore?
Pas vendimit për të kufizuar eksportin e galiumit, germaniumit dhe grafitit, Pekini tashmë forcon kontrollet mbi eksportin e mineraleve të rralla. Për herë të......

Arabia Saudite po ndërton një vendpushim skish në shkretëtirë! (FOTOT)
Resorti i skive, Trojena, do të jetë i disponueshëm për skiatorët për tre muaj çdo vit, ndërsa pjesën tjetër të kohës turistët do të mund të bëjnë sporte ujore......

Efektet e para pas rritjes së normës bazë të interesit - Yieldi i bonove 12-mujore, arrin në 3,31%. Më i larti që nga muaji qershor
Rreth dy javë pasi Banka e Shqipërisë rriti normën bazë të interesit në 3,25%, janë ndjerë efektet e para në tregun financiar të vendit. Në ankandin e......

“Monedhat digjitale mund të zëvendësojnë paratë” - Sipas FMN, Bankat Qendrore nuk do të kthehen prapa në kohë
Monedhat digjitale të bankës qendrore kanë potencialin për të zëvendësuar paratë cash, por përshtatja mund të marrë kohë. Deklarata u bë nga drejtoresha e......

Projekti i ri/ Internet falas në Astir, Kombinat e Kinostudio! 15 zonat e reja ku do të ofrohet shërbimi wi-Fi falas
Bashkia e Tiranës do të zgjerojë zonat e ofrimit të shërnimit të internetit falas në hapësirat publike. Aktualisht ky shërbim ofrohet falas në 13 zona të......

Greqia, me ligj të ri kundër evazionit fiskal - Paketa e masave publikohet për konsultim publik
Projektligji “Masat për kufizimin e evazionit fiskal” i Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave të Greqisë është hedhur në konsultim publik. Një prej ndërhyrjeve......

BE: Hendeku gjinor i pagave ende në 13% - Femrat europiane paguhen më pak se meshkujt për të njëjtën punë
Femrat në Europë paguhen ende më pak se meshkuj që bëjnë të njëjtën punë. Sipas komisionit të Bashkimit Europian hendeku gjinor i pagave ka mbetur në nivelin e......

Çfarë ka ndodhur sot në tregun valutor – A vijon edhe sot rënie e monedha kryesore përballë lekut?
Dollari amerikan është blerë sot me 95.7 lekë dhe është shitur me 97.2 lekë në raport me ditën e djeshme sipas kursit të këmbimit lokal. Monedha europiane......