Kërkohet më shumë buxhet për mbrojtjen sociale - “Rimbursim për terapinë e fëmijëve me sindromën down, paketë për kancerin e gjirit”

Shoqatat që përfaqësojnë kategori të ndryshme sociale në vend kërkojnë nga qeveria rritjen e buxhetit për mbrojtjen sociale. Konkretisht kërkohet mbështetje financiare për fëmijët me sindromën down të cilët nuk arrijnë të marrin shërbim në institucionet shtetërore si dhe kostifikimi i një pakete për gratë me kancer gjiri apo fetilizimin invitro.
Rezarta Caushaj, Down Sindrome albania: “Shërbimet bazë për fëmijët me aftësi te kufizuara të merren në privat dhe të jenë të rimbursueshme në masën 50 për qind nga çmimi i tregut që është 2 mijë lekë seanca, te paktën për 2 orë në javë”.
Donika Godaj, Shoqata Kristiane e Grave Shqiptare: “Ka ardhur koha të ketë një paketë të plotë të kancerit të gjirit, një zë për sigurimin e parukeve dhe protezës se gjirit, që është dhe hapi i parë për t’iu ardhur në ndihmë. Ekografi falas për të gjitha gratë siç është mamografia”.
Redina Çanaku, Together for Life: “Nuk gjejmë informacione për çifte që përfitojnë nga kostimi i fertilizimit.”
Disa nga kërkesat e grupeve të interesit kanë marrë përgjigje nga përfaqësues të Ministrisë së Shëndetësisë.
Mira Rakacolli, Zv. Ministre e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale: “Protezat do ti ofrojmë falas. Ndërsa eko bëhet në raste vetëm kur referohet. Mamografia është falas dhe ka rezultuar më efektive. Fertilizimi in vitro është komplet i realizuar, së shpejti do të kemi përfituesit e parë.
Ndërsa një pjesë e propozimeve të prezantuara nga grupet e interesit në Komisionin parlamentar për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë do të referohen në Komisionin e Ekonomisë.
Elisabeta Dosku/ SCAN

FMN i jep “notë kaluese” Maqedonisë së Veriut - “Vendi vazhdon rimëkëmbjen drej rritjes ekonomike”
Në raportin e publikuar nga Fondi Monetar Ndërkombëtar për situatën ekonomike të Maqedonisë së Veriut, thuhet se vendi vazhdon të rimëkëmbet nga kriza......

SMART ELEVING: PLATFORMA QË JU NDIHMON TË BËNI ZGJEDHJE FINANCIARE TË ZGJUARA!
Në një botë ku informacioni financiar është i shumtë dhe i ndërlikuar, si mund të dimë se çfarë të bëjmë me paratë tona? Si mund të kuptojmë gjëndjen tonë......

Vendimi i Kushtetueses, Çfarë ndodh tani me kompensimin e pronarëve? Kreu i ATP, Geraldo Durdaj shpjegon se si do të vijohet me procesin
Me datën 8 nëntor Gjykata Kushtetuese pezulloi zbatimin e ligjit për trajtimin e pronës. Por cili është impakti i këtij vendimi në procesin e trajtimit të......

Raundi i ri i sanksioneve të BE-së kundër Rusisë synon importet e diamanteve!
Propozimi, i cili është nënshkruar edhe nga Përfaqësuesi i Lartë Josep Borrell, u shpërnda të martën në mbrëmje pas disa javësh konsultimesh prapa skenave me......

Emigrantët, deklarim të adresës për çdo banesë në pronësi - Projektligji/ Nëse kundërshtojnë, nuk marrin shërbime online të gjendjes civile
Ministria e Brendshme ka hartuar dhe hedhur për konsultim publik një projektligj, që sjell ndryshime në gjendjen civile, me fokus emigrantët, të cilët janë me......

Ku i bënë pushimet shqiptarët? - Analiza/ Nga destinacioni i preferuar, deri tek vendi i origjinës së vizitorëve
Turzmi ka përjetuar ditët e tij më të mira gjatë këtyre dy viteve. Të dhënat e fundit të publikuara nga INSTAT bëjnë më dije se në vitin 2022 janë kryer......

Lëndët e para, gjithnjë e më të rralla - A do të kushtojnë më shumë automjetet elektrike dhe panelet diellore?
Pas vendimit për të kufizuar eksportin e galiumit, germaniumit dhe grafitit, Pekini tashmë forcon kontrollet mbi eksportin e mineraleve të rralla. Për herë të......

Arabia Saudite po ndërton një vendpushim skish në shkretëtirë! (FOTOT)
Resorti i skive, Trojena, do të jetë i disponueshëm për skiatorët për tre muaj çdo vit, ndërsa pjesën tjetër të kohës turistët do të mund të bëjnë sporte ujore......