Shqipëria Postuar më 15 Nëntor 2023, 13:43

Dita e fundit e Censit të Popullsisë dhe Banesave – Rezultatet e para do të publikohen në qershor 2024

Nga SCAN TV
Dita e fundit e Censit të Popullsisë dhe Banesave

Sot është dita e fundit të Censit të Popullsisë dhe Banesave, proces që nisi më 18 shtator.

Në një dalje për mediat më 25 tetor, Drejtoresha e Përgjithshme e INSTAT-it, Elsa Dhuli, njoftoi se censi i popullsisë dhe banesave do të zgjaste deri më 15 nëntor pasi rreth 3% e zonave në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë ende nuk ishin numëruar.

Gjatë kësaj periudhe, rreth 5.240 anketues kanë trokitur në dyert e familjeve, që u janë përgjigjur pozitivisht thirrjes për t’u angazhuar në përgjigjet e pyetësorit të censit.

Censi do të sigurojë një vëzhgim të gjendjes aktuale të popullsisë së Shqipërisë, që përfshijnë aspektet sociale, ekonomike, lëvizjet demografike dhe shumë të dhëna të tjera, të cilat do të na tregojnë qartësisht si dhe ku jetojnë qytetarët e Shqipërisë në 2023.

Ky është censi i 12-të në historinë e Shqipërisë, i cili vjen 100 vjet pas censit të parë. Rezultatet e para të Censit të Popullsisë dhe Banesave do të publikohen në qershor 2024.

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat