Bota Postuar më 15 Nëntor 2023, 19:30

Nafta ndal ecurinë pozitive 3-ditore - Humbjet kufizohen nga dobësimi i dollarit dhe tensionet në Lindjen e Mesme

Nga SCAN TV
Nafta ndal ecurinë pozitive 3-ditore - Humbjet kufizohen nga dobësimi

Nafta po qëndron në rënie të lehtë gjatë sesionit europian, duke i dhënë fund tre ditëve me radhë në rritje. Megjithatë, humbjet po kufizohen nga dobësimi i dollarit amerikan, nga tensionet në Lindjen e Mesme dhe nga optimizmi për bisedimet SHBA-Kinë mbi tregtinë.

Presidentët e SHBA-së dhe Kinës, Joe Biden dhe Xi Jinping do të takohen në forumin e Bashkëpunimit Ekonomik të Azi-Paqësorit në San Francisko. Nafta Brent e Londrës po tregtohet edhe sot në mbi 82 dollarë për fuçi, ndërsa nafta Bruto amerikane po tregtohet në rreth 78 dollarë për fuçi.

Ushtria izraelite tha se forcat e saj po kryenin një operacion të mërkurën kundër Hamasit brenda spitalit më të madh të Gazës, Al Shifa. Ndërsa të martën, presidenti i SHBA Joe Biden tha se po zhvillonte diskutime të përditshme për të siguruar lirimin e pengjeve që mbahen nga Hamasi dhe shprehu besimin se kjo do të ndodhë së shpejti. Investitorët po presin edhe të dhënat e Administratës për Informimin mbi Energjisë në SHBA, e cila do të publikojë raportet e dy javëve të fundit.

Të mërkurën e kaluar, nuk u publikua raporti për shkak të një përmirësimi të sistemit. Për javën që u mbyll më 10 nëntor, analistët parashikojnë rezervat e naftës bruto do të jenë rritur me rreth 1.8 milionë fuçi, në linjë me të dhënat e publikuara nga Instituti Amerikan i Naftës të martën.

Ndërkohë, parashikimet që Rezerva Federale mund të ulë normat e interesit pranverën e ardhshme e rrëzoi dollarin amerikan në nivelin më të ulët në dy muajsh e gjysmë, kundrejt shportës me 6 valutat kryesore ndërkombëtare. Një dollar më i dobët mund të rrisë kërkesën për naftë duke e bërë atë më të lirë për blerësit që përdorin monedha të tjera.

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat