Pse Danimarka po ngarkohet të bllokojë cisternat ruse të naftës?

Misioni i Kopenhagës do të mbështetet nga ligje që lejojnë shtetet të inspektojnë anijet e dyshuara se paraqesin një kërcënim mjedisor. Danimarka do të ngarkohet të inspektojë dhe të bllokojë potencialisht cisternat ruse të naftës që lundrojnë nëpër ujërat e saj sipas planeve të reja të Bashkimit Euopian, sipas raporteve.
Kombi i Europës Veriore do të synonte cisternat pa sigurim perëndimor, sipas ligjeve që lejojnë shtetet të kontrollojnë anijet për të cilat ata kanë frikë se përbëjnë një kërcënim mjedisor. Detyra e Kopenhagës vjen ndërsa Perëndimi eksploron më shumë mënyra për të siguruar përmbushjen e kufirit të tij prej 60 dollarësh (55 euro) për fuçi për naftën bruto ruse.
Zyrtarët perëndimorë kanë pranuar se “pothuajse asnjë” nga eksportet e papërpunuara të Moskës u shit nën kufirin prej 60 dollarësh për fuçi muajin e kaluar, raportoi të martën Financial Times. Paketa e 12-të e sanksioneve të Brukselit kundër Rusisë "do të përfshijë veprime për të shtrënguar kufirin e çmimit të naftës, për të ulur të ardhurat që vendi po merr nga shitja e naftës së tij - jo tek ne [BE] por tek të tjerët - dhe për të luftuar kundër shmangies". Kështu tha të hënën shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell.
Udhëzimi i Danimarkës për të inspektuar cisternat ruse të naftës ka të ngjarë të jetë një nga masat brenda paketës së re të sanksioneve të BE-së, e cila do t'u paraqitet ministrave të jashtëm të vendeve anëtare të mërkurën. Kopenhaga u zgjodh kryesisht për shkak të vendndodhjes së saj gjeografike. E gjithë nafta e Moskës e dërguar përmes Detit Baltik - e cila përfaqëson rreth 60% të totalit të eksporteve të naftës së vendit nga deti - kalon ngushticat daneze në rrugën e saj drejt tregjeve ndërkombëtare.
Vendet e G7, BE-ja dhe Australia vendosën kufirin e saj prej 60 dollarësh për fuçi në eksportet ruse të papërpunuara dhjetorin e kaluar për shkak të konfliktit në Ukrainë. Guri i themelit të kufirit të çmimeve kanë qenë gjithmonë ndërmjetësit: siguruesit perëndimorë, kompanitë e transportit detar dhe pronarët e anijeve, të cilëve u kërkohet të raportojnë vetë se nuk po lëvizin naftën e Kremlinit me çmim mbi 60 dollarë.
Një numër në rritje i cisternave që transportonin naftë ruse dyshohet se lundrojnë me sigurime jo-perëndimore. Prandaj, autoritetet detare të Kopenhagës do të jenë përgjegjëse për të verifikuar nëse cisternat që lundrojnë në ujërat e saj u binden sanksioneve europiane.
BE-ja është gjithashtu e shqetësuar se sigurimet jo-perëndimore mund të mos jenë efektive në rast të një derdhjeje nafte, veçanërisht pasi shumë dërgesa ruse të naftës po kryhen në të ashtuquajturat "flota hije" të anijeve të vjetra, duke rrezikuar një fatkeqësi të madhe mjedisore.
Konventa e Kombeve të Bashkuara për të Drejtën e Detit, e cila rregullon trafikun detar, përfshin klauzola që lejojnë shtetet të "fillojnë procedurat, duke përfshirë ndalimin e anijes" duke pasur "prova të qarta objektive" që anija përbën një kërcënim të madh për dëmtimin e bregdetit.
Edel Strazimiri / SCAN
Sondazh

Festa e Librit në Tiranë, hapet Panairi i 26-të - Ngjarja mbarëkombëtare e kulturës pritet me shumë interes
Në Tiranë u hap panairi I librit për të 26-tin vit me radhë. Ngjarja kulturore më e madhe është pritur me mjaft interes nga lexuesit por edhe botuesit dhe......

Dollari realizon ditën më të keqe në një vit - Tregtohet në nivelin më të ulët në 2 muaj, ndikon ngadalësimi i inflacionit
Dollari amerikan është rimëkëmbur lehtë në sesionin e sotëm, ndërsa të martën realizoi humbjet më të mëdha ditore në thuajse një vit, pasi inflacioni në SHBA......

Bitcoin ngjitet sërish në 36,000 USD - Rikuperon pjesërish humbjet, investitorët optimistë për të ardhmen
Tregu i kriptomonedhave i është rikthyer fitimeve në sesionin e së mërkurës, pas humbjeve të realizuara një ditë më parë. Në këtë mënyrë, bitcoin është ngjitur......

Brukseli ul përsëri parashikimin e rritjes së BE-së në vetëm 0.6% këtë vit!
Institucioni i BE-së rishikoi pritshmëritë e tij për rritjen e PBB-së për vitin 2023 në 0.6% si në bllokun 27-anëtarësh ashtu edhe në eurozonë, 0.2 pikë më pak......

Nafta ndal ecurinë pozitive 3-ditore - Humbjet kufizohen nga dobësimi i dollarit dhe tensionet në Lindjen e Mesme
Nafta po qëndron në rënie të lehtë gjatë sesionit europian, duke i dhënë fund tre ditëve me radhë në rritje. Megjithatë, humbjet po kufizohen nga dobësimi i......

Dobësimi i dollarit rrit metalet e çmuara - FED mund të nisë uljen e interesave në maj të 2024
Ari po qëndron në rritje edhe në sesionin e sotëm dhe po mbështetet nga dobësimi i dollarit amerikan dhe i yield-eve të obligacioneve të Thesarit, për shkak se......

Bursat europiane zgjerojnë fitimet - Optimizëm për bisedimet SHBA-Kinë mbi tregtinë
Bursat europiane po qëndrojnë në rritje në sesionin e sotëm, duke zgjeruar fitimet e një dite më parë, për shkak se të dhënat e publikuara në SHBA dhe në Kinë.......

Çfarë do të presin nga “Web Summit 2023”? - Mbi 70,000 pjesëmarrës diskutojnë AI, “startup”-et dhe zhvillimin
Dhjetëra mijëra njerëz kanë zbritur në Lisbonë të martën më 14 nëntor, për të marrë pjesë në konferencën më të madhe të teknologjisë në Evropë, Web Summit.......