Shqipëria Postuar më 15 Nëntor 2023, 17:31

“Air Albania”: Kemi financa të shëndetshme! Kompania reagon pas lajmeve të sekuestrimit: Po përgatitemi për sezonin e festave

Nga SCAN TV
“Air Albania”: Kemi financa të shëndetshme! Kompania

Kompania ajrore “Air Albania” ka reaguar pas lajmeve se është vënë nën sekuestro për shkak të borxheve të papaguara. Përmes një postimi në rrjetet sociale, kompania me kapital shtetëror, bën me dije se “financat e saj janë të sigurta dhe është duke u përgatitur për sezonin e festave”.

“Air Albania qartëson opinionin publik se gjendja financiare e kompanisë është e shëndetshme dhe çdo raportim ndryshe është ekzagjerim i një procedure private mes kompanisë dhe palëve të treta, praktikë e shpeshtë në aktivitetet tregtare. Mbetemi të angazhuar në tregun vendas dhe ndërkombëtar me përvojën më të shkëlqyer të udhëtimit me destinacione të reja dhe oferta të dedikuara për pasagjerët tanë”, - thuhet ndër të tjera në reagimin e kompanisë.

Air Albania nisi fluturimet në vjeshtën e vitit 2019, ndërkohë që, sipas të dhënave të fundit të disponueshme, që i përkasin muajit korrik 2023 ajo është kompania e dytë zotëruese e tregut ajror, me 8.27%.

 

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat