Shqipëria Postuar më 16 Nëntor 2023, 11:14

Sa këmbehen sot valutat kryesore?!

Nga SCAN TV
Sa këmbehen sot valutat kryesore?!

Dollari amerikan vijon rënien e tij edhe këtë mëngjes duke humbur sërish pikë në raport me dje teksa është blerë sot me 95.6 lekë dhe është shitur me 96.6 lekë sipas kursit të këmbimit lokal.

Monedha europiane gjithashtu nuk duket se ka rikuperuar pikë as ditën e sotme teksa është blerë këtë të enjte me 103.7 lekë dhe është shitur me 104.4 lekë krahasuar me një ditë më parë.

Franga zvicerane ka regjistruar rritje të lehtë të kuotës mëngjesin e sotëm duke u blerë sot me 107 lekë dhe duke u shitur me 108.2 lekë krahasuar me ditën e mërkurë.

Paundi britanik është blerë sot me 117.6 lekë dhe është shitur me 119.4 lekë duke shënuar Zbritje të ndjeshme të vlerës këtë mëngjes referuar ergut të brendshëm valutor.

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat