Ligji europian për lëndët e para kritike - Nën presionin e lobit të industrisë së armëve

Legjislacioni europian për lëndët e para kritike është shpallur i domosdoshëm për tranzicionin ekologjik të ekonomisë komunitare. Megjithatë, një numër OJQ janë të alarmuara sepse kanë frikë se teksti u jep hapësirë interesave që ndryshojnë nga Marrëveshja e Gjelbër.
Para së gjithash, sulmohet vetë sistemi i rregullores, i cili nuk do t'i jepte përparësi uljes së konsumit të mineraleve të rralla dhe nuk do të pengonte dot projekte të reja kërkimore-nxjerrjeje, qoftë edhe në zonat e mbrojtura. Hetimi i ‘Observatoire des multinacionales’ dhe ‘Observatori i Europës së Korporatave’ zbulon një aktivitet "lobimi agresiv" që ka transformuar Aktin e lëndëve të para kritike (Crma) në një "bar të hapur" për industrinë e minierave, aeronautikës dhe armëve.
Objektivi do të ishte sigurimi i mbështetjes publike dhe përfitimi nga ç’rregullimi i parashikuar për mineralet me të cilat prodhohen bateritë, panelet diellore, turbinat e erës dhe teknologjitë e tjera të dobishme për tranzicionin ekologjik.
Hetimi tregon presionin e fortë të ushtruar për të mbrojtur hapjen e minierave të reja, dobia e të cilave për tranzicionin nuk është e garantuar. Ndër fitoret e lobeve, është dhe përfshirja e aluminit dhe titanit në listën zyrtare të lëndëve të para kritike. Jo shumë i dobishëm për mbrojtjen e klimës, por thelbësor në prodhimin e armëve dhe produkteve të tjera që nuk lidhen me shndërrimin ekologjik.
Hetimi shqyrton aktivitetin lobues të kompanive europiane të përfshira në sektorët e mbrojtjes dhe të aviacionit. Vitet e fundit ka patur një fushatë agresive të industrisë së armëve: në vitin 2022 buxheti i kombinuar i lobeve të dhjetë kompanive më të mira evropiane arrin pothuajse pesë milionë euro. Sipas studimit, formulimi i ligjit të propozuar u vu nën presion pasi ndryshoi efektivitetin e tij për disa arsye.
Lista e lëndëve të para kritike të përcaktuara si "strategjike" përfshin, siç u përmend, minerale të dobishme për prodhimin e armëve dhe produkteve të tjera jo "ekologjike". Për më tepër, në tekst, kriteret e klasifikimit të materialeve janë të “dobëta” dhe sipas autorëve, lënë hapësirë për shtimin e mëtejshëm të elementeve pa shqyrtim publik të procesit.
Rreziku i identifikuar është se dobësimi i standardeve mjedisore për arsye të "interesit publik" do të kthehet në një "çek të bardhë" për sektorë të ndryshëm industrialë, të cilët në këtë mënyrë do të jenë në gjendje të anashkalojnë direktivat kornizë për ujin, habitatet dhe shpendët për nxjerrjen e lëndëve të para të diskutueshme që ndotin, prodhojnë e shpërndajnë armë.
Dorina Kurtaj /SCAN
Sondazh

Gjermania rrit pagën minimale, 12.82 euro/ora - “Gropë” prej 60 miliardë euro në buxhetin e vendit
Qeveria gjermane zyrtarizoi vendimin për rritjen e pagës minimale të garantuar me ligj me 82 cent, në 12.82 euro në orë. Pjesa e parë e rritjes, në 12.41 euro,......

Bankat e Eurozonës, miliona euro humbje nga IT - Kontraktimet e dobëta dhe ekspozimi ndaj rreziqeve kibernetike
Bankat e Eurozonës po humbasin miliona euro për shkak të kontraktuesve të teknologjisë që i zhgënjejnë ato. Banka Qendrore Europiane konfirmoi lajmin duke......

Përfundimi i rrugës së Arbrit/ Shkurtohet me 3 km rruga Peshkopi – Maqellarë, që e lidh me qendrën e qarkut
Rruga Peshkopi - Maqellarë, që lidh gjurmën e Rrugës së Arbrit me qendrën e qarkut Dibër, do të shkurtohet me 3 km, duke reduktuar distancën me kryeqytetin, si......

“Rritja ekonomike e Shqipërisë do ngadalësohet”. KE: Shkak konsumi i ulët, nga çmimet e larta dhe efektet e kursit të këmbimit në eksporte
Rritja ekonomike e Shqipërisë pritet të ngadalësohet në vitin 2023 dhe 2024, në raport me vitin 2022 për shkak të ngadalësimit të konsumit privat, si pasojë e......

Qeveria shqiptare miraton marrëveshjen e emigrantëve me Italinë. Sipas procedurës ligjore, drafti është gati për ratifikim në Parlament
Qeveria shqiptare miratoi marrëveshjen me Italinë për pritjen e emigrantëve. Vetëm 10 ditë pas vendosje së firmave në Romë, marrëveshja për ngritjen e qendrës......

“Air Albania”: Kemi financa të shëndetshme! Kompania reagon pas lajmeve të sekuestrimit: Po përgatitemi për sezonin e festave
Kompania ajrore “Air Albania” ka reaguar pas lajmeve se është vënë nën sekuestro për shkak të borxheve të papaguara. Përmes një postimi në rrjetet sociale,......

'Tinder për punë: Brukseli zbulon planin për të përshtatur emigrantët me vendet e punës në BE!
I përshkruar nga shefja e punëve të brendshme të BE-së, Ylva Johansson si "Tinder për punë", i ashtuquajturi grupi i talenteve të BE-së do të lidhte......

Pse Danimarka po ngarkohet të bllokojë cisternat ruse të naftës?
Misioni i Kopenhagës do të mbështetet nga ligje që lejojnë shtetet të inspektojnë anijet e dyshuara se paraqesin një kërcënim mjedisor. Danimarka do të......