Europa Postuar më 16 Nëntor 2023, 10:50

Bankat e Eurozonës, miliona euro humbje nga IT - Kontraktimet e dobëta dhe ekspozimi ndaj rreziqeve kibernetike

Nga SCAN TV
Bankat e Eurozonës, miliona euro humbje nga IT - Kontraktimet e dobëta

Bankat e Eurozonës po humbasin miliona euro për shkak të kontraktuesve të teknologjisë që i zhgënjejnë ato. Banka Qendrore Europiane konfirmoi lajmin duke paralajmëruar për mangësitë në mënyrën se si huadhënësit ekspozohen më gjerësisht ndaj rreziqeve kibernetike.

BQE zhvilloi një anketë midis bankave që mbikëqyr këtë vit dhe kreu 22 inspektime që nga viti 2020 për të testuar se sa të përgatitura janë bankat për t'u përballur me rreziqet, duke përfshirë hakerimet, sistemet e vjetruara dhe kontraktorët që nuk përmbushin ato që kanë premtuar.

Kjo e fundit në veçanti u kushtoi bankave 148 milionë euro në vitin 2022, një rritje prej 360% nga një vit më parë, si rezultat i ‘mosdisponueshmërisë ose cilësisë së dobët të shërbimeve të jashtme’. Në raportin e BQE–së thuhej ndër të tjera se këto humbje ishin të lidhura me një numër të vogël ngjarjesh me volum të lartë dhe theksojnë më tej nevojën për të menaxhuar siç duhet rreziqet që lindin nga mbështetja te ofruesit e shërbimeve.

Ndërsa BQE paralajmëroi se këto humbje ishin të përqendruara brenda disa institucioneve të rëndësishme dhe për këtë arsye nuk tregonin një prirje sektoriale, ajo gjithashtu zbuloi se aranzhimet e kontraktimit të jashtëm të bankave shpesh nuk arritën të adresonin mjaftueshëm kërkesat e sigurisë së IT.

Bankat po përdorin gjithnjë e më shumë kontraktimin e jashtëm ndërsa kalojnë në shërbimet e bazuara në ‘cloud’ nga ruajtja e informacionit në serverët e tyre. Shpenzimet e tyre në renë kompjuterike u rritën me 56% në 2022 - shin për të llogaritur 3.1% të të gjitha parave të shpenzuara nga bankat për shërbimet e IT, konfirmoi BQE.

Më gjerësisht, BQE gjeti mangësi thelbësore që ishin më të rënda dhe më të përhapura se sa pritej në mënyrën se si bankat trajtojnë sigurinë kibernetike. Shumë huadhënës madje nuk arritën të identifikonin të gjitha rreziqet e mundshme ose nuk kishin sisteme adekuate për të zbuluar dhe për të reaguar ndaj incidenteve.

Dorina Kurtaj / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat