SHBA, edhe 3.5 miliardë USD për industrinë e baterive - Departamenti i Energjisë synon nxitjen e sektorit përballë rritjes së kërkesës

Departamenti i Energjisë po bën një përpjekje të konsiderueshme për të forcuar zinxhirin e furnizimit të baterive në SHBA, duke njoftuar deri në 3.5 miliardë dollarë shtesë për kompanitë që prodhojnë bateri dhe mineralet kritike që hyjnë në ‘to.
Bateritë shihen si një zgjidhje e rëndësishme klimatike, sepse ato mund të fuqizojnë automjetet, të cilat janë shkaku kryesor i ndryshimeve klimatike kur djegin benzinë. Ato janë gjithashtu një zgjidhje kur ruajnë energji elektrike të pastër të prodhuar nga panele diellore ose turbina me erë, duke lejuar që termocentralet me gaz ose qymyr që shkaktojnë ndryshime klimatike të fiken.
Joni i litiumit është aktualisht lloji dominues i baterisë si për automjetet elektrike ashtu edhe për ruajtjen e energjisë së pastër elektrike. Departamenti i energjisë synon të forcojë furnizimin sepse edhe pse ka shumë punë në proces për të zhvilluar alternativa, ai vlerëson se kërkesa për bateri litium do të rritet dhjetë herë deri në vitin 2030.
Administrata Biden-Harris ka një objektiv për të ulur ndotjen që shkakton ndryshimet klimatike, në zero deri në vitin 2050 dhe që gjysma e të gjitha shitjeve të automjeteve të reja të jenë elektrike në vitin 2030. Disa zyrtarë, ekspertë të industrisë dhe të tjerë të shqetësuar për ndryshimet klimatike, shprehen se furnizimi i materialeve të baterive nuk do të mbajë të njëjtin ritëm me kërkesën. Të tjerë shqetësohen se një pjesë e madhe e industrisë është e ankoruar në Azi.
Ligji Bipartizan i Infrastrukturës caktoi 6 miliardë dollarë financim total për përpunimin dhe prodhimin e materialit të baterive. Një raund fillestar shkoi në 15 projekte, duke përfshirë kompanitë që nxjerrin minerale kritike si grafiti dhe nikeli, të përdorura në bateritë e litiumit. Raundi i dytë do të financojë kompani të ngjashme, por edhe ato që mbështeten në kimitë alternative.
Një kompani mund të dëshirojë të ndërtojë një fabrikë për të prodhuar materiale katodike për aujtomjetet. Ajo përcakton koston e ndërtimit të objektit, angazhohet të mbulojë gjysmën e kostos dhe granti qeveritar do të mbulonte gjysmën tjetër, nëse kompania përzgjidhet fituese.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

Ligji europian për lëndët e para kritike - Nën presionin e lobit të industrisë së armëve
Legjislacioni europian për lëndët e para kritike është shpallur i domosdoshëm për tranzicionin ekologjik të ekonomisë komunitare. Megjithatë, një numër OJQ......

Gjermania rrit pagën minimale, 12.82 euro/ora - “Gropë” prej 60 miliardë euro në buxhetin e vendit
Qeveria gjermane zyrtarizoi vendimin për rritjen e pagës minimale të garantuar me ligj me 82 cent, në 12.82 euro në orë. Pjesa e parë e rritjes, në 12.41 euro,......

Bankat e Eurozonës, miliona euro humbje nga IT - Kontraktimet e dobëta dhe ekspozimi ndaj rreziqeve kibernetike
Bankat e Eurozonës po humbasin miliona euro për shkak të kontraktuesve të teknologjisë që i zhgënjejnë ato. Banka Qendrore Europiane konfirmoi lajmin duke......

Përfundimi i rrugës së Arbrit/ Shkurtohet me 3 km rruga Peshkopi – Maqellarë, që e lidh me qendrën e qarkut
Rruga Peshkopi - Maqellarë, që lidh gjurmën e Rrugës së Arbrit me qendrën e qarkut Dibër, do të shkurtohet me 3 km, duke reduktuar distancën me kryeqytetin, si......

“Rritja ekonomike e Shqipërisë do ngadalësohet”. KE: Shkak konsumi i ulët, nga çmimet e larta dhe efektet e kursit të këmbimit në eksporte
Rritja ekonomike e Shqipërisë pritet të ngadalësohet në vitin 2023 dhe 2024, në raport me vitin 2022 për shkak të ngadalësimit të konsumit privat, si pasojë e......

Qeveria shqiptare miraton marrëveshjen e emigrantëve me Italinë. Sipas procedurës ligjore, drafti është gati për ratifikim në Parlament
Qeveria shqiptare miratoi marrëveshjen me Italinë për pritjen e emigrantëve. Vetëm 10 ditë pas vendosje së firmave në Romë, marrëveshja për ngritjen e qendrës......

“Air Albania”: Kemi financa të shëndetshme! Kompania reagon pas lajmeve të sekuestrimit: Po përgatitemi për sezonin e festave
Kompania ajrore “Air Albania” ka reaguar pas lajmeve se është vënë nën sekuestro për shkak të borxheve të papaguara. Përmes një postimi në rrjetet sociale,......

'Tinder për punë: Brukseli zbulon planin për të përshtatur emigrantët me vendet e punës në BE!
I përshkruar nga shefja e punëve të brendshme të BE-së, Ylva Johansson si "Tinder për punë", i ashtuquajturi grupi i talenteve të BE-së do të lidhte......