Shqipëria Postuar më 16 Nëntor 2023, 11:54

Klasi i energjisë së pajisjeve, detyrime për bizneset - Projektligji/ Etiketa mbi konsumin, gjoba “të kripura” në rast shkeljesh

Nga SCAN TV

Furnizuesit dhe tregtarët do të kenë detyrime të reja në drejtim të etiketimit të produkteve për klasin e energjisë. Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka nxjerrë për konsultim publik projektligjin, që ka si qëllim vënien në dispozicion të informacionit mbi konsumin e energjisë dhe burimeve të tjera, të produkteve me ndikim në energji për konsumatorin fundor.

Sipas relacionit shoqërues, etiketa duhet të përfshijë informacione standarde të produkteve në lidhje me eficiencën e energjisë, konsumin e energjisë dhe të burimeve të tjera gjatë përdorimit, duke u mundësuar kështu klientëve që të zgjedhin produkte më eficiente në mënyrë, që të reduktojnë konsumin e tyre të energjisë.

Ligji jep edhe detaje mbi përmbajtjen që duhet të ketë etika apo pozicionimin e saj, duke specifikuar se ajo duhet të ketë karakteristika dizenjimi sa më të njëtrajtshme, përmes grupeve të produkteve dhe në çdo rast, të jetë qartësisht e lexueshme dhe e dukshme.

Formati i etiketës do të mbajë si bazë klasifikimin, duke përdorur shkronjat nga “A” në “G”, ku hapat e klasifikimit korrespondojnë me kursimin e energjisë dhe kostos nga pikëpamja e përdoruesit fundor. Ndërkaq, dokumenti parashikon edhe vendosjen e gjobave, në rast të shkeljes së detyrimeve nga ana e furnizuesve apo tregatrëve.

Në varësi të shkeljes së konstatuar gjobat mund të jenë sa dhjetëfishi deri në pesëdhjetëfishi i çmimit për njësi të produktit të ofruar për përdoruesin fundor.

Ola Mitre / SCAN

Sondazh

Poll
Shqipëria 16 Nëntor

Sa këmbehen sot valutat kryesore?!

Dollari amerikan vijon rënien e tij edhe këtë mëngjes duke humbur sërish pikë në raport me dje teksa është blerë sot me 95.6 lekë dhe është shitur me 96.6 lekë......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat