Stabilizohet tregu monetar - Të dhënat sugjerojnë se FED mund t’i ulë interesat në maj

Dollari amerikan po qëndron në rritje të lehtë edhe në sesionin e sotëm, ndërsa tregu është stabilizuar pas dy ditësh në luhatje të mëdha, pasi të dhënat ekonomike në SHBA sinjalizonin se Rezerva Federale do të presë më gjatë përpara se të ulë normat e interesit.
Indeksi që mat ecurinë e dollarit amerikan përballë shportës me 6 monedhat kryesore ndërkombëtare po qëndron është rritur me 0.2%, ndërsa në sesionin e së martës ra me 1.5%, humbjet më të mëdha ditore në më shumë se një vit.
Euro po shfaqet e qëndrueshme, në rreth 1.084 dollarë. Edhe paundi është dobësuar lehtë dhe ka zbritur poshtë nivelit të 1.24 përballë dollarit. Dollari ka gjetur një mbështetje nga shitjet me pakicë, që rezultuan më mirë se sa pritej, të kombinuara me më shumë shenja të ftohjes së inflacionit, duke ushqyer narrativën për një ngadalësim të lehtë të ekonomisë amerikane.
Tregtarët janë të sigurt se normat e interesit nuk do të rriten, por kanë ulur shanset për lehtësimin e parë të interesave deri në mars të vitit të ardhshëm. Tashmë, skenari më i mundshëm është që ulja e parë e interesave mund të vijë në muajin maj. Analistët e Deutsche Bank citojnë se në dy vitet e fundit, ky është rasti i shtatë në të cilin tregjet kanë një ndryshim të shpejtë në lidhje me uljen e normave të interesit nga Rezerva Federale.
SCAN
Sondazh

Bitcoin nuk i rreziston nivelit të 38,000 USD - Sot humbi rreth 1,000 USD, BlackRock dyfishon zotërimet në ethereum
Bitcoin po qëndron në rënie në sesionin e sotëm, pasi u rrit me mbi 5% në sesionin e kaluar duke prekur nivelin e 38,000 dollarëve. Por, gjatë ditës së sotme......

Korporatat rrëzojnë bursat europiane - Siemens rritet me 6%, ndërsa Burberry bie me 8%
Bursat europiane po qëndrojnë në rënie të lehtë në sesionin e sotëm, pasi është zbehur vrulli pas të dhënave pozitive në SHBA dhe në Kinë, më herët gjatë......

Universiteti Barleti ofron trajnim për kontabilistët - Më pranë tregut të punës, metoda të avancuara zhvillimore
Universiteti Barleti ofron trajnime të avancuara në fushën e kontabilitetit dhe taksimit për të gjithë ata individë që ushtrojnë këtë profesion për kompani të......

Si një flotë e errët anijesh po e ndihmon Rusinë të shmangë sanksionet e naftës?!
Pas 18 muajsh në luftë me Ukrainën, efekti i sanksioneve perëndimore po zbehet në ekonominë ruse, veçanërisht në të ardhurat e buxhetit federal nga nafta.......

Kina po blen pajisje amerikane për të bërë çipa të avancuar pavarësisht rregullave të reja!
Kompanitë kineze po blejnë pajisje amerikane për prodhimin e çipave për të bërë gjysmëpërçues të avancuar, pavarësisht nga një sërë kufizimesh të reja eksporti......

Liderët europianë në rrezik shantazhi dhe hakerimi për shkak të ndarjes së të dhënave!
Raporti nga Këshilli Irlandez për Liritë Civile (ICCL) thekson se si një teknologji reklamimi e pranishme në pothuajse të gjitha faqet e internetit dhe......

Cili vend europian ka aftësinë për të ricikluar më shumë plastikë në botë?
Një fabrikë e re suedeze mund të riciklojë më shumë ambalazhe plastike se çdo vend tjetër në botë, sipas organizatës jofitimprurëse që qëndron pas saj. Fabrika......

Pedro Sanchez ri-zgjidhet zyrtarisht Kryeministër i Spanjës!
Deputetët spanjollë votuan në Sanchez për një mandat të dytë me 179 vota kundër 171 kundër. Sánchez ka lidhur mbështetjen e gjashtë partive më të vogla për......